
Pandemia është treguesi më i saktë për të treguar se një cevilizim ka marrë tatëpjetën. (Le të kujtojmë murrtajën e zezë).
Prandaj çdo kush që hidhen në barkën e fëmijëve për ti shpëtuar përmbytjes është më mirë të kacavirret në pemën më të afërt ose të presë tërheqjen e detit apo oqeanit për tu turrur me vrap në anën tjetër të bregut se sa të kryejë krim kundër njerzimit duke përdorur si objekt fëmijët. (Qoftë edhe përmes fjalës duke e bërë gojën prapanicë turtulli).
Që kur ka lindur jeta fëmijët kanë qenë gjithmonë viktima të pafajshme të njerëzve me pushtet që fillon me ndrydhjen e tyre dhe vazhdon me përdhunimet, vrasjet, sakrificat, kanibalizmin etj. që byrrot e tyre kanë qenë prindërit e tyre, kryetarët e fiseve, komandantët e luftës, mbretërit, sulltanët, klerikët, pasanikët etj.
Edhe në kohët moderne po e njëjta gjë vetëm se janë ndryshuar metodat duke kërkuar dobësitë dhe zbrazësitë ligjore si dhe korruptimin e sistemit të drejtësisë. (Këtu bëhet fjalë për drejtësinë e pavarur).
Pandemia Covid-19 nuk i ka trazuar fëmijët (të paktën deri më tani) dhe nga ana tjetër tregoi se mondializmi (ligji i tregut, transmondializmi, bota financiare) ja kanë ngrënë përmrencat botës veçanarisht asaj të industrializuar.
Pra pandemia më e rrezikshme për fëmijët mbeten pushtetet ose më saktë njerëzit me pushtet të cilët janë të organizuar në sekte.
Jo shumë larg në kohë përshembull kina komuniste bëri një ligj që kofizonte lindjen e fëmijëve nga një fëmijë për çift të martuar dhe më vonë lejoi deri në dy fëmijë në varësi të gjinisë së fëmijës së parë.
Me pak fjalë rezultatet e këtij ligji për kufizimin e linjdes së fëmijëve ishin katastrofike për kinën, po kështu abordimet në vendet e zhilluara apo… etj.
Edhe gjatë pandemisë Covid-19 fëmijët ishin të paragjykuarit më të mëdhenj të kësaj pandemie ku profesionistët e shëndetit sanitar që në analizat dhe përfundimet e tyre duhet të jenë gjithmonë skeptik dhe jo duke u mbështetur në analiza dhe konkluzione e përfundime me bazë enpirike ku u detyruan të përgojojnë dhe të kundërshtojnë veten e tyre.
Po pse qëndrime të tilla në këtë kohë që shkenca ka bërë shumë përpara?! Përgjigja është e thjeshtë, njerëzit me pushtet dhe ata të financave duan të mbretërojnë të vetëm në planetin tonë, ndërsa të tjerët të zëvendësohen thjeshtë me rrobotë, thënë ndryshe trans-humanizëm.
Këto sekte duan të mbretërojnë botën bashkë me fëmijët e lindur në epruvetë dhe jo me fëmijët post Covid-19.
E vërteta është se dy palët do të jenë të modifikuar gjenetikisht por me një ndryshim shumë të madh mes tyre sepse njëra palë do të modifikohet në mënyrë natyrale dhe tjetra palë e modifikuar në mënyrë artificiale.
Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT