
Pandemia ka tronditur shoqëri dhe shtete, ka tronditur institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare, ka lëkundur karrike presidentësh dhe burokratësh të thjeshtë apo deri komisionerë. Mbi gjithçka dhe mbi të gjithë është një pikëpyetje e madhe, një pikëpyetje që do të duhet kohë për ta përcaktuar rezultatin dhe të ardhmen e gjithësecilit në karrierën politike pas kësaj pandemie.
Kjo pandemi ka vendosur në pikëpyetje sigurinë e çdo shteti dhe punën e çdo pushteti, ka futur çdo drejtues, udhëheqës që të kalibrojë sigurinë e qytetarit të vet nga ky armik i padukshëm. Në këto pandemi të gjithë janë të barabartë deri diku para rrezikut, por dikush i var shpresat te shteti dikush te pushteti lokal dhe dikush tek ai qendror apo ai federativ. Ndërkohë vetë shteti var shpresat tek aleancat apo më mirë te shtete të tjera apo organizatat ndërkombëtare. Le të veçojmë Kinën, vendin që shkaktoi këtë tragjedi ndërkombtare ku askush nuk di apo bën sikur nuk di se si u shpëtoi ky virus apo sa vetë vdiqën, ku shifrat u përgënjeshtruan nga vetë autoritetet kineze.
Kina është Republikë e Popullit ku vete populli është i zhvfleftësuar ose i pallogaritur pasi është nën presion totalitar. Nga ana tjetër Kina dalngadalë po ndien presionin ndërkombëtar dhe po vihet në një pozicion që ajo e klasifikon total si paragjykues dhe luan rolin e viktimës. Por nga ana tjetër po luan rolin e luanit ku kërcënon me të gjitha format dhe korrupton udhëheqësit e korruptuar të çdo shteti aq sa arriti të korruptojë edhe burokratët më të lartë të Komunitetit Europian. Në raportin e publikuar në faqen “Europian Externial Action Sevice ‘të Ministrisë për Marrëdhenie me Jashtë të udhëhequr nga spanjolli Jozef Borrell teksti i shkruar është ndryshuar dhe gjuha e përdorur është zbutur, raportoi Euro News TV. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe media ndërkombëtare po e shikojnë me kujdes dhe po e ndjekin në mënyrë të hollësishme lëvizjet e qeverisë kineze. Ishte ‘New York Times’ që paraqiti dhe publikoi se kishte informacion dhe evidencë se teksti original ishte ndryshuar duke sjellë një tekst të shpërlarë që shmangte përgjegjësinë për Covid -19. Gjithashtu Kina nuk ishte treguar e sinqertë, por kishte spekuluar me informacionin publik.
Deputeti holandez në KE, Bart Groothuis i ka derguar një letër z. Borrell për të shpeguar këtë mungesë informacioni.
Ndërkohë Peter Stano, zëdhënësi për Komisionin Evropian në mënyrë absolute mohoi se teksti është ndryshuar si pasojë e ndonjë ndikimi nga jashtë, por e cilësoi që kumunikimi i brendshëm mund të mos përputhet me atë që publikojmë. Ngs ana tjetër Ministria e Jashtme e Qeverisë Kineze ka mohuar se në mënyrë absolute se ka pasur ose ka kryer presion mbi Bashkimin Europian dhe nuk është sponsor e raportit fals, por është viktimë e dezinformimit publik. Këtë dokument “water down” (pa kuptim) që Kumuniteti Europian e paraqet është si rezultat i presionit ekonomik që Kina do ta favorizojë Europën për të dalë nga kriza ekonomike ku e ka zhytur pandemia. Nga ana tjetër Kina po lëviz në mënyrë zvarranike dhe të padukshme gjithashtu me Rusinë dhe vendet tjera që të shmangë përgjegjësinë për pandeminë. Në frontin e luftës në përballimin e pandemisë është Amerika që ka numrin më të lart të infektuarve dhe të vdekurve. Sipas CBS News, shteti i Missurit i ndjekur nga shteti i Missisipit, do të padisë dhe do të vendosë para përgjegjësisë Kinën për vdekjet e shkaktuara nga Covid -19 dhe humbjet ekonomike që ka shkaktuar kjo pandemi. Presidenti Trump tha se ishte shumë i interesuar rreth kësaj padie. Në mbështetje të Amerikës janë Japonia, Anglia dhe pjesërisht Franca. A do të arrihet që Kina të vihet para përgjegjësisë për këtë katasrofë ndërkombëtare?
Nga: Jurgen Vladi
MEDIA INDEPENDENT