Nanë, bashkë me të gjithë të zhdukurit e tjerë, na mungoni

Milaim Zeka

Forcat serbe ju rrëmbyen me 12 prill 1999, në Sofali të Prishtinës. Ti dhe baba ishit kthy në shtepi, pas 10 ditë qëndrimi në mal, ku vetëm ujin e shiut të Zotit e kishit ushqim. Atë ujë që e kullojshi në shaminë tënde, që ta pastronit nga lloqi.
Ata hynë, e shqelmuan babain, pastaj e nxorën për ta djegur të gjallë në shtëpin e kojshisë përballë, të ciles ia kishin vënë flakën. Ti u ngrite në këmbë, i lute në tokë e në Zot: -Mos ma vrani burrin!
Babain e kishin gju për ta vra, e ai zbathur, nga Sofalia, në Hajvali, rreth Liqenit, e të nesërmen kishte arritur në shkollën e Mramorit.
Që nga ai moment, askush nuk din për Ty. Kur më pyesin vajzat për Ty, tregimi përfundon këtu. Eshtë në qiell dhe po na shikon.
Ti, bashkë me të gjithë të zhdukurit e tjerë, jeni kandilat e lirisë tonë. Ju na mungoni aqë shumë, saqë nuk ka peshore në botë që mundet me matë mungesën tuaj.
Një vend varri ta kemi bërë në varrin e babait. Amaneti i tijë ishte ky: -Kurdo që e gjeni, lëshojeni në varrin tim, të jemi bashkë edhe në atë botë.
Nanë, sonte, bashkë me Ty, i kujtojë të gjithë njerëzit e fshatit Abri, Komaran, Llaushë, Prishtinë, Mramor e gjitha trojet shqipëtare, që Ty dhe Brahim Zekën ju deshën dhe ju nderuan sa ishit gjallë!
Lavdi për çdo njeri të kësajë toke që ka vdekë në mënyrë që kombi shqipëtar me jetu për jetë e mot!
Lavdi!

Nga: Milaim Zeka
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s