Kristina Gjomarkaj, mbesa e Gjon Marka Gjonit, një jetë rrugëve të mundimit

Kristina Gjomarkaj

Kristina Gjomarkaj ka lindur në Orosh, Mirditë në vitin 1933. Ajo është vajza e madhe e Kapidan Mark Gjomarkaj, dhe mbesa e madhe e Kapidan Gjon Marka Gjonit.
Kristina ishte 13 vjeçe kur komunistët morën Shqipërinë në nëntor 1944, ku ajo dhe pjesa tjetër e familjes, arritën të gjejnë strehim te një mik i familjes, i cili i fshehu për 3 muaj.
Në mars të vitit 1945, një amnisti e njoftuar nga qeveria, duke thënë se kushdo që ishte fshehur mund të kthehesh në shtëpinë e tyre, pa u arrestuar.
Sapo familja e saj la strehën e tyre, ata janë marrë menjëherë nën arrest, dhe u sollën në shtëpinë e Guljelm Lukës, e cila ishte përballë shtëpisë së tyre në qytetin e Shkodrës. Ata mbetën në arrest shtëpie për 3 muaj në vazhdim. Në korrik, sëbashku me anëtarët e tjerë të familjes, dhe disa prej krerëve të zonës, u çuan me kamione për të vuajtur në shumë kampe internimi, nëpër të cilët ata do të jetonin për 45 vite me radhë.
Kristina Gjomarkaj do të rritej kampeve të internimit nën kujdesin e hallës së saj Bardhës, mbasi nëna e saj Marta, u paralizua menjëherë mbas arrestimit. Kristina, motra e saj më e vogël Celestina, dhe vëllai ri Gjoni, do të rriteshin dhe do të punonin nëpër kampet e Beratit, Tiranës, Tepelenës e Lushnjes.
Në vitin 1973, Kristina do të martohej me Gjovalin Vatën dhe do të kishte mundësi për t’u kthyer përsëri në Shkodër. Edhe pse ajo s’ishte më në kampet e internimit, jeta e saj do të ishte shumë e vështirë.
Ajo do të punonte në fabrikë të çimentos, rreth 7 km nga shtëpia. Duhej të ecte çdo ditë në shi apo borë, në të ftohtë enë të nxehtë.
Jeta e saj u bë pak e shndritshme vetëm me lindjen e djalit të saj.
Në vitin 1985, ajo humbi burrin e saj. Vetëm disa vite mbas rënies së komunizmit, në vitin 1991, ajo më së fundi mundi të kthehet në pronën e familjes, që u ishte grabitur gati 50 vitesh të shkuara.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s