Krye mullixhiu i erës… a ka ujë mulliri, të vdesim të lirë apo…

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Të vdesim të lirë apo të ngordhim si qentë e bashkisë…

Një qeveri nuk ka çfarë të duhet përditë.
Se atë e ke në çdo trokitje, kur t’a thith gjakun me taksa.
Qeveria duhet në ditë të vështirë, që gjithë atë që t’a vodhi e të rrjepi si qengjin e kurbanit, të mund të t’a kthjeje si lëmoshë një ditë, jo me qese plasmasi, me një kile vaj të djegur e me kimikate, disa patatina, makarona të skaduara dhe një sapun…se as një kafshë pylli nuk do ta pranonte qoftë edhe majmun.
Corona është i rrezikshëm, por më e pakutueshme është luftë me mullinjtë e erës, duke e trajtur këtë sëmundje si virus, politik e ekonomik.
Jepi ujë mullirit nëse e don lëvizjen e nëse e don miellin në magjen e çdo familje.
Diktatura i detyron shqiptarët të rrinë të ngujuar në një izolim shumë herë më të tmerrshëm se ai i diktaturës komuniste.
Në atë kohë izolimi ishte kulturë moniste e tani është një kulturë po ashtu dhunë e depresioni, frike e mallkimi.
Qeveria i ka aftësitë ti tregoje fytyrat e saj përtej ngjyrave të ylberit, ndërsa populli as nuk po din se çfarë fytyre ka.
Një gjë dihet se ka fytyrën dhe kurrizin e nënshtrimit dhe të paemancipimit.
Shqiptarët kanë pranuar që të jetojnë në vathin e një çifliku të trasheguar që nga viti 1945.
Kjo luftë kërkonte një qeverisje teknike, ku të merrte pjesë drejtpërdrejt vetë populli, jo me përfaqësues deputetët e sotëm, por me deputetët e lagjes, të pallatit, të fshatit.
Nuk është puna të mohosh çdo gjë.
Infermjerët dhe mjekët që shkuan në Itali është gjest human, më tepër i atyre që pranuan se lavdia e qeverisë dhe përfitimi politik.
Tani qeveria e pjek dhe e ndan bakllaven… e një pikë lëng sa për frymë ua ndanë bosh tepsinë…

Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s