
Gjenocidi shtetëror familjar ka shoqëruar botën shqiptare, veçararisht me e theksuar ka qenë gjatë periudhës shtetformuese nacionaliste dhe fakeqësisht vazhdon edhe sot me disa eksese të izoluara por ende mbeten të natyres gjenocidere.
Për të kuptuar më mirë këtë nocion duhet shpejguar se çfarë është gjenocidi shtetëror familjar: Gjenocidi shtetëror familjarë është shfarosja e një familje nga forcat e sigurisë dhe rendit kushtetues të një shteti, poashtu si dhe shpërngulja me forcë ose detyrimi për të mbetur si zgjidhje e vetme e mbijetesës familjare ikja nga atdheu dhe vendlindja.
Lënja në heshtje e kësaj tabuje që ka ndjekur botën shqiptare prej kohësh është një pengesë për avancimin, emancipimin dhe integrimin tonë në familjen europane e më gjërë.
Thyerja e kësaj tabuje ka edhe një pengesë tjetër sepse të komunikosh me klasen politike të botës shqiptare është njëllojë si të zbresësh nga rruga e shfrytzimit pyjorë për të biseduar me njerëzit e një fshati, apo një qyteti të rrafshuar prej bombardimeve.
Le ti referohemi rasteve konkrete të historisë së Kosovës dhe Shqipërisë dhe qëndrimeve që kanë mbajtur përshembull politika zyrtare franceze dhe ndaj këtyre rasteve gjenocidere.
Nga historia kemi mësuar si dhe kemi përjetuar se shteti serb është themeluar duke u mbështetur edhe në shfarosjen në masë dhe shpërkuljen e popullsisë autoktone shqiptare duke u bërë kjo një moto deri diku e ligjeruar për serbët.
Në një aksion të ndërmarrë nga forcat ushtarako-policire serbe kundër UÇK-së asgjesuan 50 pjestarë të familjes Jashari në Drenicë të Kosovës.
Politika zyrtare franceze reagoi ashpër « duke u ngritur në këmbët e para » dhe duke klasifikuar këtë akt të forcave ushtarako-policore serbe si një akt gjenocidere dhe me gjithë justifikimet e politikës shtetërore serbe se po mbronin rendin kushtetues ndaj terroristëve etj. përgjigja e francës zyrtare ishte e qartë dhe e e prerë « me këtë akt iniobel dhe gjenocidere ju e keni humbur përfundimisht Kosovën ».
Politika zyrtare franceze nuk ka lëvizur asnjëherë nga linja e saj ndaj Kosovës me gjithë organizimin politiko-shtetërorë të serbisë duke grumbulluar e paraqitur pranë organeve ndërkombëtare dosje të panumërta me sajime për të treguar se edhe shqiptarët janë gjenocidere biles më të egër se në serbët.
Ndërsa politika e botës shqiptare vazhdon të mbajë të njëtin qëndrim politik dyshues e mosbesues ndaj politikës zyrtare franceze si në kohën e para aktit gjenocidere familjar ndaj familjes Jashari prej forcave ushtarako-policore të serbisë!
Le ti kthehemi shqipërisë dhe qëndrimit refuzues të francës zyrtare për hapjen e negociatave të vendit tonë shqipërisë me BE-në.
Mbas luftës së dytë botërore fituesit e luftës vendosën që në shqipëri të vendosej regjimi komunist.
Komunsitët shqiptarë sapo erdhën në pushtet bashkë me komunistët jugosllav kryen gjenocide shtetërore familjare në Mirditë dhe në komunitetin Kaltolik në Shqipëri duke asgjesuar fizikisht shumë familje në veriun e shipërisë të besimit fetar katolik, ata nuk ndaluan me kaq por vazhduan me internimet masive dhe shumë familje katolike për ti shpëtuar gjenocidit shtetëror familjar u detyruan të arratiseshin nga Shqipëria.
Persekucioni i shtetit shqiptarë kundër komunitetit Katolik në Shqipëri nuk ka ndaluar asnjëherë dhe vazhdoi persekucionin edhe në brezin e dytë të katolikëve duke iu mohuar të drejtën e shejtë të shkollimit.
Si pasojë Mirdita dhe pjesë të tjera katolike në shqipëri u mbushën me doktorë, mësues, inxhinerë, agronomë, prokurorë, gjykatës, oficerë të forcave të rëndit e kuadra të partisë që ishte në pushtet të cilët vinin nga e gjithë shqipëria sikurë të gjithë komuniteti katolik në shqipëri të kishte dalur fare për fëmijë, megjithëse në çdo familje mirditore e katolike kishte nga tre-katër fëmije deri edhe dymbëdhjetë fëmijë e më shumë të gjithë nga një kurorë martese!
Edhe mbas rënjës së regjimit komunist me sa më kujtohet mua përshembull në qeverinë e PD-së kur ka qenë në pushtet nuk më kujtohet ndonjë ministër Mirditor apo katolik!
Konkretisht edhe sot e kësaj dite komunistet shqiptarë me bijt e tyre vazhdojnë të krenohen me gjenocidin shtetëror familjar të kryer ndaj mirditorëve dhe komunitetit katolik në shqipëri, në vend që të kërkojnë falje dhe të ulin kokën e të punojnë për afrimin dhe hapjen rrugë komunitetit Katolik në Shqipëri që dhe ai të jetë i barabartë me komunitetet e tjera që jetojnë në shqipëri.
Kur kryeministri Rama e pa se pa katolikët e shqipërisë nuk shkohet në europë dhe vuri re se fara e lirisë e mbejllur në europë nga emigrantët shqiptarë kishte shpërthyer e lëshuar rrënjë, ai bëri lëvizjen e kartës me gjeneral Lleshin duke e bërë Ministër të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë (si e quajti ai ndryshe një lëvizje në lojën e shahut) për ti treguar europës se mirditorët dhe katolikët e shqipërisë kanë dhe janë në vendin e tyre si gjithë shqiptarët e tjerë!
Por franca zyrtare nëpërmjet presidentit Macron nuk lëvizi nga fronti i mbrojtjes së vlerave duke u vënë në krah të drejtave të njeriut dhe komuniteteve që në mes tyre është familja.
Atëhere BE-ja u shtërngua të priste e të dëgjonte një përfaqësi të Klerit Katolik nga Mirdita dhe Shqipëria që të ndizte dritën jeshile të hapjes së negociatave me shqipërinë.
Gjenocidi shtetëror familjar është një tabu që tashmë duhet thyer sa më parë në botën shqiptare për të parë sa më mirë e për të qenë sa më objektivë me realitetet dhe kështu për tu bërë ballë vendimeve të papritura dhe të pakujtuara që mund të merren për fatin tonë të cilët jemi edhe ne pjesë e tij.
Forca dhe oshëtima e thirrjes si dhe dhimbja e dashuria për atdheun nuk mund ta mbysë asnjë forcë politike sado mohuese e asgjesuese të jetë ajo ndaj shtetasve të saj.
Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT