Viti 2019 do të jetë viti i shekullit, apo preludi i tij

Oumuamua

Viti 2019 është paraprirë edhe nga dy vitet e tjera të rëndësishme të këtij shekulli dinamik, këto janë vitet 2001 dhe 2007 që kanë ndikuar direkt edhe në vitin 2019, poashtu dhe në administrimin e tij.
Era pre Covid-19 nga shumë studjues mund të shihet si Eldorado apo parajsa e humbur sepse është e vërtetë se shumë njerëz dhe sekte të ndryshme kanë bërë çfarë kanë dashur mbi këtë tokë.
Këto mund ti ndajmë në tre grupe të mëdha:
Ata që janë vënë në kërkim të ekstazës.
Ata që janë vënë në kërkim të perversitetit.
Ata që janë vënë në kërkim të parasë vrastare.
Këta njerëz dhe grupe njerëzish kanë arritur deri aty sa kanë infektuar dhe shpërbërë në mënyrë të konsiderueshme qelizën bazë të shoqërisë deri aty sa kanë vënë në diskutim edhe mbijetesën e njerzimit!
Aktualisht Covid-19 e detyroi botën që për herë të parë në historinë e njerzimit në plan të parë të vihet jetë e njeriut, pra humanizmit, përpara nacionit, ekonomisë, etnisë, besimit etj.
Viti 2019 ka qenë i ngarkuar me ngjarje të veqanta si zbulime të reja në Gizeh, zjarre masive në Afrikë, Amerikë, Australi, përmbytje, rënja e zjarrit në Katedralen Notre Dame de Paris dhe në muajn nëntor 2019 kemi dy ngjarje specifike, kalimin shumë pranë tokës të sondës -rrasë në formë cigarje, pasi i ra kryq e tërthorë në më shumë se 3 vjet sistemit tonë djellorë e cila u pagëzua nga Harvardistët « Oumuamua » që përkthehet mesazheri që në shqip përkthehet lajmëtari ose fjaltori dhe detektimi i Coronavirusit që më vonë u quajt Covid-19 që fillimisht u shfaq në Kinë si epidemi për tu transformuar në një pandemi.
Kanë kaluar 6 muaj dhe akoma është i panjohur virusi Covid-19 për shkencën dhe njerëzimin si origjina e funksionimit të tij dhe çfarë raporti do të ketë njeriu me këtë virus.
Duke iu përmbajtur linjes që nuk jemi të vetëm në këtë univers (qënje inteligjente) dua t’ju kujtoi se në jetën e njeriut kemi tre fenomene si: gjumin, hipnozën dhe anestezinë që janë pak a shumë e njëjta gjë pa qenë e njëtja gjë!
Të gjithë e dimë se ekziston hipnoza kolektive dhe furtiteti që do të thotë që edhe nëqoftëse Covid-19 është artificial apo pasojat e tij janë aksidentale përsëri mbetet një virus natyral sepse njeriu nuk e ka 100% në dorë vetëkontrollin dhe vetëdijen e tij pasi përveçse banori i tokës, ai është edhe banori i kozmosit.
Shefat e shteteve që janë edhe komandantët e luftës e kuptuan se nuk janë në luftë me Covid-19 sepse arti ushtarak modern nuk ka vend për tu zbatuar këtu pasi arti modern i luftës e përjashton asgjesimin e armikut sepse mund të asgjesohesh vetë dhe i heq mundësinë vetes që nesër mund të jeshë dhe mund të bëhesh aleat me armikun tuaj.
Në historinë virusale (epidemike) është interesante të përmendim zbarkimin e europianëve gjatë shekullit XVI në brigjet e popujve të Astekëve dhe e Inkasve ku me disa anije e qindra ushtarë shfarosën miliona njerëz dhe kjo jo nëpërmjet forcës së shpatës, por me armën e padukshme që mbartnin në trupin e tyre që ishte virusi i gripit.
Sot historianët fajsojnë Indigjenët sepse ata nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të njohur dhe kërkuar se ku dhe çfarë ka e çfarë mund të gjendet e të ndodhet përtej oqeanit të tyre.
E vërteta është se sot ne nuk mund të akuzojmë njerzimin që nuk kanë punuar për të njohur hapsirën dhe se çfarë mund të ketë për rreth tokës.
Shkenctarët kanë kohë që merren me studimin e mbetjeve me origjinë kozmike të gjetura në tokë, me studimin e shpejtësisë zero, me dimencionimin etj.
Fizikantët dhe astronomët e njohin mirë edhe konstanten y=2.04 që sipas saj është mëse e mundur që rreth viteve 2036 planeti ynë toka të vizitohet nga jashtëtokësorët dhe bota shkencore ka kohë që po përgaditet për këtë takim të mundëshëm dhe të rëndësishëm si dhe shambullues për njerëzimin.
Pra shekulli XXI do të jetë shumë surprizues në dinamikën e tij të ngjarjeve.
Le të presin njohjen përfundimtare me virusin Covid-19 dhe të shohim që ky virus është natyralo-organik apo natyralo-nanoteknologjik (nëqoftëse na e mundësojnë një gjë të tillë).

Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s