
…jeta është luftë, lufto për ta jetuar!
Asnjёherё nuk e kam kuptuar intelektualin e diasporёs. Them intelektualin pas vitit 1990. Ai qё ngrifet nё thunda grash. Nё detyra tё payndyra, nё tituj tё rёndё ekstra e mohimi. Ata qё duan vetёm t’i lavderosh. Tё ua kreheshs bishtin kur u mbushtet me rriqna .I shkordhur nё tё gjitha zorrёt. Tё ua mbash pelerinen e lavdit tё hapur mbi kurrizin tёnd, qё tё mos u laget nga djersa, kur turret para mikrofonit. Edhe sot e kёsaj dite nuk mund tё ia pershkruaj sytё e tij jeshil! Nё sytё e mi ai eshte kthyer e lakuar nё kularin e njerёzve tё injorances, tё liberazimit tё kuq, qё sa tё qelbtё e ka atё huq, sa tё duket se çelёsin nё fyt tё fjalёs se tij e mban dora e zezё e fosileve tё diktaturёs e sllavo-moniste.
Kur ra monizmi, si pushtet i kalbur mbasi gjaku mes njeri i tjetrit u mbarua deri nё palcen e fundit, u duk se nё komunitetin tonё nё Amerikё influenca udbashe me pasapaorten e shoqatёs sё Berishiqit u shue. Madje kjo ide dhe shpresё u ngulit nё mendjen e shumё njerёzve te ndershёm, tё cilt kishin sakrifikuar çdo gjё pёr lirinё e Kosovёs dhe demokracinё nё Shqipёri. Dinakeria e veprimeve mafioze dhe kompromentuese e udbasheve ёshtё denoncuar nga intelektualet malёsore nё mediat, tё cilat i çelen malçsoret dhe nga nacionalistat e komunitetit. Shqiptarёt qё mbanin yllin e diktatorit, nёn rrogoz godisnin nacionalizmin politik dhe patriotik, tё cilёt ishin arratisur mbas Luftёs sё Dytё Botёrore, pёr ti shpetuar agresivitetit tё sistemit tё ri politik qё e gjakosi popullin. Veprimtaria e tyre drejtohej nga Misioni shqiptar ne OKB. Lufta ka qenё e ashpёr, por guximi e sakrificat kanё qenё tё medha.
Njё gjё ёshtё si drita e syve. Ata nuk kanё mundur dhe nuk do tё mundin tё thyejnё kalanё e patriotizmit dhe humanizmit tё malёsorёve si rodi i kristaltё i Shqiptarit dhe kishёn e tyre edhe pse mbёrriten ta institucionalizonin komunizmin e tyrё nё Amerike me fondet e dhёna nga partia pёr kthimin e diasporёs nё organizata poltike partie vetёm kuq liberazimi! Vetёm arma u ka mbetur pa pёrdorur dhe nuk ёshtё e thnё se nuk e kanё nё plan se kёrcenime pёr vrasje me armё i kanё shprehur edhe nё sallat e tubive, por nuk kanё guxuar nё atё tё xhamiёe! Nёse ndonjёri prej tyre ёshtё i interesuar ta dёgjojё le tё mё japё leje ta hedh nё internet! E Pastaj pёr emrin e tij vajё me det!
Ja fitorja me nё fund n vitet “90, buzёqeshi, por fёrkimi i duarve shpejt u bё tas pёrsheshi…
Pak para se te rrezohej pra ngrehina e diktatures ne Shqiperi, kur te gjithe prisnim si lypsi nje cope buke me sy te zgurdulluar, kerrma e vjeter 50 vjecare me bisht te dhelpres nenshkroi planin famekeq. Nisi per ne SHBA grupin e vet agjitator e agjenturor te mirestrukturuar dhe mirefinancuar, te cilet u paisen me pasaporte si te persekutuar politik. Ne fillim ia nisen punes si te tjeret. Pune te veshtira ne fabrika e restorante. Pa kaluar vitin te gjithe celen biznese, duke u ngrehur para komunitetit si gjela maje plehut. Keta u paraqiten si njerez te zot qe kane vene pare. Me qenese dollari eshte burri me i mire ne Amerike dhe i shkon fjala, atyre as diskutohej tu kundershtohej fjala. Keta pra kishin dy lista ne dore. Lista e pare ishte te injoronin intelektualet, te cilet nuk kishin patur dosje ne diktature, ti poshtronin e mundesisht ti depertonin dhe e dyta te zgjonin dhe te kontrollonin kontogjentin e diaspores , te cilet kishin bashkevepruar me udben dhe sigurimin, por pa hequr nga trupi kostumin e patriotit. Kush e ka mizen nen kesule i kruhet instiktivisht lekura e gjarperit!
Qellimi i tyre ishte dhe mbeti depertimi agjenturor neper grupe e shoqata, duke patur me vete mundesisht liderit fetar. Ndonjeri prej tyre u perzi keqas sa, po te flisje menjehere te ngrinin opinionin se eshte kudra institucionit. Djalli kishte hyre ne djepin e shpirtit tone, duke na e kalbur fjalen e lire ne fyt.
Pasi u njohen me elementet neper shoqatat, filluan gjuetine e shtrigave me elementet e shendoshe. Pra futjen e drejtuesve ne sherr me elementin e paster dhe kthimin e tyre ne nje grusht njerezish qe i drejtonin. Ky plan u erdhi si ushqimi zogut te shqipes, mbasi drejtuesit e shoqatave thirreshin ne tryeza nderi e festash sikur dituria ketyre u kishte pikuar nga qielli. Keshtu ato me nje gur vrane dy zogj. Filluan infiltrimin e fshehte me keshillat e institucioneve. Sharra disa here i ka thyer dhembet, por edhe demin kane beret e madh. Une kam raste te panumerta, por fjalen e kam si more nje intelektual apo krijues kur e shikonte kete gjendje behej pale e keqe me ta dhe sulmonte pa kuptuar ne rrjete sociale ne menyren me te tmerrshme. Fale kesaj inteligjence te pabashkuar kemi kete gjendje qe ka ardhur deri ne shkerrmoqje.
A e keni pare ju se te gjtha festat e demokracise ne diaspore i drejtojne fosilet dhe hijenat nen dore e mbi dore te kohes se shkuar. Thote nje fjale popullore: “Me mire djepin thate se djallin brenda” , por djallit ia blejne shtepine, djallit ia blejne benzin, e djallit ia rregullojne nevojtoren…por era e keqe kundermon se kundermon.
Krimi me i madh ka qene se keta njerez filluan ne nje fare menyre te bejne ligjin edhe ne institucionet fetare. Une kam qene prezent dhe i kam te incizuara disa nga shantashet. Por kush e kuptoj shpejt e i nxorri perjashta menjehere, dikush tjeter qe u beri shoqeri per te nencmuar te ndershmit e pesoi. Keta njerez e kane konsideruar institucionet e kultit si vende biznesi e perfitimi, duke e shfrytezuar bujarine malesore.
Malesoret jane rodi me solid i shqiptarit, prandaj kjo sozie kerkonte ta ngrinte pikerisht cerdhen e korbave ne shpirtin e tyre.
E di se e kane kuptuar dhe po flasin nen ze e mbi ze. Per te siguruar vijeshmeri keta njerez si fillim zbatuan planin e ngatresave dhe dis-harmonise ne mesin e intelektualeve dhe keshtu ia arriten qellimit. Ata pra arriten qe intelektualit te ia kalbin fjalen ne fyt. Kjo ishte psikologjia e frikes dhe e shantazhit si nje mjet per te siguruar te ardhura…
Dhe ka ndodhur qe kur i eshte prishur nevojtorja e nje media te mbidhen brenda dites 50 mije dollare, jo per ti hequr eren e rende, por per ta ndihmuar se ajo sipas tyre po flet shqip. Po kur iu prish pishina nje media tjeter shpejt brenda pak minuta pa avulluar avulli i pilafit u mbodhen 40 mije dollare se edhe kjo media po na flitka shqip. Po shkolla shqipe?! Larg!. Ate nuk e don sigurimi e as udebashet! Po kultura?! Mos fol se na duhet mulla!
Me te vertete pa te keq e them se fjala as ne kanun nuk ben mort. Si ka mundesi se pothuajse te gjitha mediat e shqitareve te Amerikes, ose 90% jane jugore te lidhura ngushtesisht me sistemin e kaluar dhe mbahen me paret e verioreve qe ende nuk e kane te sheruar plagen e persekutimit?!. A ka nevoje komunteti per media?! Kjo pytje eshte sikur ti thuash te verberit: “A don drite ne sy!. Pse pra nuk lejohet komunteti qe te kete nje shoqate bashkimi, e nje media, sic ka qene plani dhe veprimi i Shoqates se Intelektualeve? Pikerisht e prishen te prishurit kete instrument, ne menyre qe te realizoni parullen “perca e sundo” Cezar!
Ne diaspora ka bateri te gatshme te vishen ushtarakisht e te nderhyjne ne Shqiperi. Kane qene gati me 21 janar, kane qene gati dhe me 18 shkurt…por nje zot e di si u ndalen. Plani ka qene te armatosen ne Mal te Zi dhe te hynje duke thyer kufirin dhe te realizonin planin e tyre. Ne te parin te rrezonin Berishen dhe ne te dytit te zbythnin Cadren…dhe te merrnin pushtetin.
A keni pare disa njerez me potence ne komunitet se flasin kudra qeverise dhe mbrojne demokratet per rezistencen, por shoqerine dhe dollaret i shpenzojne me njerezit e qeverise ne diaspore. Ne fakt nuk jane paret e tyre personale, por jane paret e dhuruesve te diaspores.
Shume nga mediat e komunitetit te shqiptareve te Amerikes sidoms ne 17 shtete te saj kane pronare ushtarake, ose punetore partishe e pikerisht per kete njeri prej tyre u be i madh ne Tirane, duke marre ne dore RTVSH qe mbas vetes mori edhe disa zagare, te cilet paraqiteshin shume te talentuar per shkak te vrimave ne uje qe kishin bere gjithe jeten. As nje gjurme bashkepunimi dhe profesionalizmi, madje asnje aktivitet kombetar nuk moren pjese po jetuan 15 vjet pa pune ne nje zone shume te shtrenjt te Detroitit, nuk mund te gjesh ne harten e tyre pa busull!
Jo vetem ketu, por ne te gjitha trevat dhe dy shtetet shqiptare media po krijon njeriun e ri, analiste e opinioniste qe hane gazetat e kohes, intelektuale qe japin 300 dollare per te dale ne television e per te na shitur dokrrat pa kokrra!
Komuniteti yne ka 30 kengetare klasi e te nivelit te mire. Si more ato e kane “harruar” aq shpejt se cfare do te thote festival!? Si perjashtohen ato nga e drejta e ushtrimit te profesionit te tyre per te organizuar tre netet e kenges shqiptare ne Detroit?! Mos e ngaterroni shoke te kryesise dhe te “mencurise” kuptimin e fjales festival. Festival e ka gjuajtur Jugosllavia kur vershonte sheshit per te zhdukur kulturen shqiptare. Sa perpjekje kane bere ato njerez qe te mos degjohej kenga sllave ne mesin e shqiptareve, madje dhe ne dasma e festa kombetare! Ju ja falet dreqit kete munde te madh qe e ka sjellur deri ketu diasporen me gjithe vitalitetin e saj te padiskutueshem.
Po kujtoj nje ngjarje: Ne Imperial Hause u bene disa mbledhje per te konktetizuar manifestimin kulturor tradicional ne Hart Plazza me rastin e 100 vjetorit. Tryeza e diskutimit sipas nje propozimi ne Tv te R. Dragut dhe e mbeshtetur nga Ftoni dhe nje grup intelektualesh, te cilet u veteangazhuan, ku nuk pati as udbashe dhe as sigurimsa u pengue madje fort edhe me forcen e nje meshtari te larguar dhe keshillit te tij jo anetare keshilli.
Po cila eshte loja e grupeve ne te cilen perfshihen edhe disa mediatike?! Kur njeri ben nje propozim te vlefshem si ky qe citova me lart ngrihen si fole grethash grupet e tjera, ndonjehere shfrytezojne butesine e ndonje meshtari dhe e kundershtojne deri ne qelize qe te mos behet. Por pas nje viti ose nje fare kohe ngrihet grupi qe e ka prishur dhe e kopjon par ta personalizuar, duke bucitur per ndihme si nje aktivitet i permasave kombetare, nderkohe qe kacnecet dalin shtepi me shtepi duke lypur pare!
Sa lojra te pista jane lujatur ne kurrizin e cultures kombetare per qellime te huja dhe personale.!
Une do te kisha patur shume deshire ta shikoja nje intelektual te komunitetit te debatonte per tema qe e shqetesojne. Cuditerisht ato futen e diskutojne tek komentet me pseudonime, duke e kthyer veten ne shiringen e krimit te fjales. Qelimi, sic e gjykoj une nuk eshte ta ndalim sadopak tufanin e te keqes, se kur ta mbuloje strehen brumbulli je me keq se i humburi. E di se ne diasporen e Detroitit kemi 5o mesues e ndoshta me shume qe japin mesim ne shkollat amerikane, e ne univeristetet, madje edhe gjuhe te huaja. Si more ti qe jep mesim tek te tjeret si nuk e flet nje fjale qe po te shkretohet vatra e po humb kjo gjuhe perendie qe na lane trashegim e amanet te paret!?
Une i respektoj bindjet politike e fetare te gjithe secilit dhe kurre nuk me kane penguar ne jeten time, por tani e shikoj se eshte afer edhe nje katraure tjeter. Nuk eshte larg! Jam perpjekur ta ndal me nje fjale te urte mirekuptimi me nje dashamiresi deri ne pervujteri, por jo…une qe e kam zgjedhur deren e Zotit per mbi krye te jap llogari vjen spiuni e te sugjeron me nje ton superioriteti, sikur ai ta ka edhe frymen ne dore.
Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT