
Shqiptarët gjithmonë kanë menduar se Vatra në SHBA ka qenë në mbështetje të arratisurve antikomunist shqiptarë, por është gjithçka e kundërta, në këtë dokument tregohet qartë se Vatra ka bashkëpunuar me qeverinë komuniste Shqiptare.
Vrasjet e antikomunistëve në diasporë padyshim mund të jenë mundësuar dhe nga Vatra të cilët kanë lëshuar në dorë të sigurimit shumë antikomunistë që janë vrarë në rrethana të dyshimta.
Dokumenti origjinal i vitit 1949 nga Vatra.
Vatra
30 Huntington eve.
Room 520
Boston 16 mass
29 Korrik 1949
I dashur Zoti Ministër:
Letrën t’uaj më datën 19 Korrik dhe listën e ilaçeve e muarmë, për të cilën ju faleminderit shumë. Për të vënë në zbatim këtë punë d.m.th për të dërguar këto ilaçe në Shqipëri samë shpejt, nisëm nga puna nji- më nje, por do të marë disa ditë gjer të mbarojmë punë pasi disa prej ilaçevejanë të ndaluara dhe do të kesh leje të veçantë më parë se ti blesh për eksportin.
Sidoqoftë, neve do të bëjmë atë që të mundim që të plotësojmë këtë punë sa më shpejt.
-Këto ditë mora një letër nga nji shqiptar nga Roma, i cili më thotë se është duke botuar një libër të dokumentuar të lëvizjes N.Çlirimtare dhe kërkon ndihmën t’onë. Emri i tij është Niko Shkurti. A kini dijë se cili është ky njeri? Ameriton përkrahje morale ose materiale.?_
Të fala shumë të tërë shtabit të Lëgatës.
Juaji sikurdoherë
Qerim Panariti
Sekretari VATRES
Zotit Behar Shtylla
Ministrit të Republikës
Popullore të Shqipërisë
Paris, Francë.

Nga: Leon Molla
MEDIA INDEPENDENT