
Gjermania i ka dërguar Kinës një faturë prej 130 miliardë paund për dëmet e shkaktuara nga COVID-19.
Gjermania bashkë me Anglinë, Francën dhe SHBA-në e akuzojnë Kinën si fajtore për përhapjen e koronavirusit.
Ky lajm është publikuar së fundmi nga tabloidi britanik Express, por kërkesa për këtë shifër ka ardhur nga prestigjiozja gjermane BILD, e cila është përfshirë në një « luftë të ftohtë » me Kinën.
Lista përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura nga turizmi, deri në 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, një milion euro në orë për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.
Po kështu, të shtunën Donald Trump deklaroi se Kina duhet të përballet me pasoja, pasi sipas tij ky shtet kishte mundësinë që të mos përhapej virusi.
Presidenti Trump u tha gazetarëve: « Mund të ishte ndalur në Kinë para se të fillonte dhe nuk do të ishte, dhe e gjithë bota po vuan për shkak të saj ».
MEDIA INDEPENDENT