Toger Hodo Habipi derri imoral komunist i Kurveleshit që kreu krime në Mirditë

Toger Hodo Habipi

Toger Baba, që Mehmet Shehu e solli në Mirditë për me nënshtru mirditorët, ka qenë faqja e zezë e partisë komuniste.
Ai ia vuni emnin vetes ‘Babë’, a thu se Mirdita kishte nevojë për ’baba’.
Emrin që i kish vu e ama e kishte Hodo Habibi dhe ishte prej Kurveleshi.
Ishte një njeri mizor, imoral, pa nder e pa princip.
Erdhi me kartabiankë në Mirditë me shtru në hu djemtë e burrat e me çnderu femnat.
Kishte me vete 200 partizanë dhe dorën të lirë me pushkatu kë të donte ai, pa gjyq fare.
Në atë kohë, viti ’46, në malet e Mirditës ishin rreth 500 burra të shpërndamë në çeta të vogla.
I kishin lanë shtëpitë e tyre pasi nuk e donin regjimin e Enver Hoxhës.
Ishin në hall se për t’u hedhun përtej kufifinit në Jugosllavi, kishin frikë se Titoja mund t’i dorëzonte te qeveria e Tiranës.

Rrëfyesi Nikoll Melyshi (1898-1992)

Toger Baba kishte për qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre. E filloi misionin e tij me terror në popull, pa dallim. E nisi fillimisht në Fan.
Dha urdhën që katundarët të mos i mbyllshin shtëpitë as ditën e as natën, se ishin për kontroll.
Burrat i mblodhi dhe dha urdhën t’i shtronin në hu, pasi t’i zhvishnin.
Të zhburrnum e të lidhun dorë për dorë i shtynin pranë një zjarmi të madh të ndezun, ndërsa i rrihnin.
E sa për gratë… mjerë ajo grua që ia vinte syrin toger Baba, se nuk dilte nga duart e tij pa u përdhunu.
Kur hynte nëpër pyje në ndjekje të të arratisurve, merrte me veta gra (jo burra) që t’i tregonin rrugën.
Pasi mbaronin misionin, ato të shkretat ktheheshin në shtëpitë e tyre të turpnume e pa guxu të thoshin një fjalë.
Populli jetonte në panik. Qeverisë i shkuan raporte për punët e tij të zeza, por ato mbeten nëpër sirtarët e zyrave, deri sa i erdhi fundi kësaj pune.
Në tetor të vitit 1946, ai mbërriti në Kodrën e Spaçit dhe arrestoi krejt burrat e katundit, 40 vetë. Të lidhun dorë për dorë, ata i detyrun të ecnin tri orë më kambë, të zhveshun.
Në katundin Mushtë të Bjeshkës së Munellës përdori si burg për ta një stallë lopësh, ku balta kishte shku deri në gju.
Të nesërmen burrat i vunë përsëri përpara deri në Kimëz. Atje kishte mbledhun burra e gra nga katundet e tjera.
Aty i ra në sy gruaja e Preng Gjon Markut. Quhej Dilë. Ai e arrestoi dhe pastaj dha urdhën që ta zhvishnin.
Gruaja kundërshtoi me fjalë të forta dhe atëherë togeri urdhnoi të bahej një zjarm me dëllinja të thata dhe ta hidhnin grun në zjarm.
Burri i saj, ngaqë nuk duroi më, shpërtheu lidhjen e duarve dhe u arratis nëpër mal ashtu siç ishte, i paarmatosur.
Policia dhe partizanët e toger Babës iu vunë pas dhe e vranë.
Një kushërinit të tij, që atë kohë studionte në Moskë, Pal Nikoll Prendit, i shkoi fjala se ç’po ndodh në Mirditë.
Ai mori dy javë leje, u kthye prej andej dhe e raportoi gjendjen në qeveri.
Raporti i Pal Nikoll Prendit i shkoi në dorë ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Koçi Xoxes.
Toger Baba e la Mirditën e shkoi në Zadrimë.
Mendoi se me Zadrimën do ta kishte ma lehtë, tue mos e ditun se zadrimasit përbaheshin ma së shumti nga mirditorë.
Në Hajmel vendosi qendrën e tij. I ra në sy një vajzë e bukur. Ishte e motra e Kol Simonit, Luçia.
Për ta pasë ma të lehtë me e shti në dorë të motrën, Luçien, arreston të vëllain me pretekstin se ky ka strehu çetat e malit.
E torturoi djalin me pyetje, por nuk nxori gja prej tij. E vërteta ishte që Kola s’ishte marrë me këtë punë.
Atëherë arrestoi Luçien dhe i kërkoi të bjerë në shtrat me të. Kur ajo nuk pranoi, atëherë ai i u hodh për ta përdhunu.
Vajza rezistoi me gjithë fuqinë e saj duke ia çjerrë fytyrën me thonj togerit dhe i shpëtoi nga duart.
Iku me vrap dhe u fsheh në një shtëpi në katund. Aty priti sa të dilte drita dhe u nis për në Shkodër.
Ndërkohë togeri kishte dhanë urdhën që katundi të dorëzonte vajzën ose përndryshe do t’ia vriste të vëllain, Kolën. Dhe ashtu bani.
Porositi që ta dërgonin djalin në burgun e Lezhës e rrugës ta vrisnin nën pretekstin se u kishte ikur nga duart.
Luçia, me të mbërritun në Shkodër, shkoi drejt e tek familja e Tuk Jakovës, me të cilën familja e saj kishin miqësi.
Prova se çfarë i kishte ndodhun ishte ajo vetë, boll që ta shikoje të shkyme rrobash e të rrahun.
Tuku e këshilloi të shkonte në Tiranë dhe i dha vajzës një letër për t’ia dhanë në dorë Koçi Xoxes.
Koçi, kur e pa vajzën në atë gjendje dhe lexoi letrën, dha urdhën që të shkohej në Hajmel e të vërtetoheshin në vend të tana sa ishin raportu për Hodo Habibin, të ashtuqujtunin “toger Baba”.
Gjykata e Shkodrës kishte marrë informacionet për veprimet e togerit në Mirditë. Toger “Baba” u var në konop.

Nga: Nikoll Melyshi (1898-1992)
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s