
E drejta jote e ka kufirin aty ku shkelet kufiri i të drejtës time.
Dje në datë 17. 4. 2020, disa injorant që nuk kanë fe tentuan të digjnin Tyrben dhe Mezarin e Baba Jonuz Gjiritit në fshatin Krahës të Tepelenës.
I bëjmë thirrje institucioneve të shtetit të vënë dorë e të hetojnë për këtë ngjarje e cila është në dëm të komunitetit dhe prishjes së harmonisë, një vlerë kjo e rrallë dhe shembull për mbarë botën.
Kjo ngjarje sipas mendimit tim nuk ka të bëjë thjesht me djegjen e këtij objekti kulti por fsheh në brendësinë e saj një sërë problemesh të dëmshme të cilat janë si më posht:
1.Prishja e harmonisë
2.Dhunimi i të drejtës
3.Urrejtje e objekteve të kultit
4.Radikalizem
5.Prishje e objektit të vendprehjes
6.Cenim banese etj.

Zoti në Kuranin Famëlartë thotë: Në Fe nuk ka dhunë, është ndarë e vërteta nga e pa vërteta.
Ata që në emër të »Zotit » dhunojnë, djegin, vrasin e terrorizojnë nuk kanë vend në Mëshirën e Krijuesit të gjithësisë.Profeti Muhamed Paqja e Zotit qoftë mbi Të ka thënë: Një fetar i prishur prish një mijë të tjerë, pranë këtyre mos rrini se prishet bota.
Zot mbaju dorën të prishurve që nuk dinë të ndreqin. Shkruan Dervish Mikeli në rrjetin e tij social.
MEDIA INDEPENDENT