
Për Gralin e Shejtë ose ndryshe Kupa e Krishtit që me të ngriti darkën e fundit para se të tradhëtohej nga Juda, të kapej nga priftërinjt Hebre, të gjykohej e të turturohej deri sa e kryqëzuan, është kërkuar në shekuj dhe përsëri aktualisht po kërkohet në Francë.
Grali është një objekt mitik i legjendës Arthurian, objekt i kërkimit të Kalorësve të tryezës së rrumbullakët.
Nga shekulli i trembëdhjetë, ai asimilohet në Kalanë e Shenjtë (kupën e përdorur nga Jezu Krishti dhe dymbëdhjetë dishepujt e tij gjatë Darkës së Fundit, dhe e cila mblodhi gjakun e Krishtit) dhe merr emrin e Grail Shenjt.
Natyra e Grail dhe tema e kërkimit të lidhur me të, kanë dhënë shumë interpretime simbolike ose ezoterike, si dhe në ilustrime të shumta artistike.
Objekti legjendar i Gralit shfaqet për herë të parë në fund të shekullit të 12-të dhe mendohet që Grali është marrë nga Kryqtarët Francez në Jeruzalem dhe është sjellur në Francë.
Për këtë Gral është kërkuar nga arkeologë, priftërinj, por dhe vetë nga Hitleri është urdhëruar për të kërkuar me shumë kujdes nëpër Kishat e Frances, apo në shpellat që dyshohej se është fshahur.
Kryesisht kërkimet janë bërë në jug të Francës sepse dyshohej që e fundit që ka fshehur Gralin e Shejtë ishte Marie Madeleine e cila u gjet e vdekur, dhe për këtë grua është ndërtuar një Bazilikë me emrin e saj Sainte Marie Madeleine në St-Maximin ku është vendosur dhe varri i saj.
Ushtria e parë Kryqtare u themelua në Francë të cilët u nisen drejt Jeruzalemit për të shpëtuar qytetin e Shejtë nga sulmet e ushtrisë Islame, ata kaluan nëpër gadishullin Ilirik ku me ushtrinë Kryqtare u bashkuan shumë Arbërorë.
Në Jerusalem sipas emisioneve franceze që po e trajtojnë këto ditët e fundit qështjen e Gralit të Shejtë, thuhet se është gjetur nga ushtarët Kryqtarë dhe me të janë kthyer në Francë duke kaluar po në atë rruge që kishin shkuar pë në qytetin e Shejtë Jeruzalem.
Pra Grali i Shejtë i Jezu Krishtit ka kaluar nëpër tokën Arbërore dhe ka arritur në Francë.
Vetë Vatikani në shekuj është i interesuar që të gjejë Gralin, por mesa duket priftërinjt Francez e kanë mbajtur të fshehur këtë Gral të Shejtë duke mos pranuar që t’ja dorëzojnë Selisë së Shejtë Vatikanit.
Mister mbetet dhe fshehja e këtij Grali që fatkeqësisht deri tani nuk kanë arritur ta gjejnë.
E rëndësishme është që ky Gral ka kaluar nëpër tokat Arbërore, por realisht këtij vendi nuk i solli ndonjë fat, pasi kjo tokë kaloi pushtime nga të huajt dhe masakrime të pashembullta nga Perandoria Otomane, nga ata besimtarë që shkatërruan Jeruzalemin, po ata shkatërruan dhe Arbërinë.
Tokat Arbërore, Shqipëria Sot, është një tokë me plot mistere duke filluar që nga Zeusi, mali i Tomorrit, deri tek Gral i Shejt i Jezusit, një tokë që asnjëherë nuk ka kaluar ditë të mira.
Mesa duket toka Arbërore është një tokë e Shejtë, por me banorë të mallkuar, është një tokë me plot mistere të Shejta, por me banorë djaj që ç’do punë të mirë e kthejnë për së mbrapështi.
Gjithësesi në këtë tokë shkeli Zeusi, Apostujt e Jezus Krishtit, Pjetëri dhe Pali, poashtu kaloi dhe Grali i Shejtë i Jezusit i mbajtur nga Kryqtarët Francez që e dërguan në tokën e tyre…
MEDIA INDEPENDENT