
N’oqean kridhej një FLOTË,
Si ajsbergët,rëndë-rëndë,
Më gjigande s’kish ne botë,
Armatosur gjer në dhëmbë…
Mbushur bomba e raketa,
Plot avionë cdo cep i bordit,
Para tyre ska vlerë jeta,
Ngado,tej e përtej Globit…
Por një natë e zezë arriti,
Një fantazëm vjen vërdallë,
Gjithë marinsat i tronditi,
Tek iu pëshpërit ca fjalë…
“Kush je ti,që vjen si hije,
-Thanë marinsat,krejt serbes,
Këtu gdhihesh fije-fije,
Çdo fantazëm këtu vdes”…
Bën fantazma ironi:
“Botën,ju e bëni zap,
Por,mbi mua,s’është çudi,
…Armët tuaja s’bëjnë xhap”…
“Ha ha ha”-qesh Admirali…
“Kush na bëka ironi?!…
Kemi ne aq gryka zjarri,
Ta bëjnë botën shkrumb e hi”…
Me të thënë e më të bërë,
Admirali…sokëllinë…
Por,askush s’mbeti më këmbë,
Se marinsat n’bord u shtrinë…
Ra dhe vetë,si i pajetë,
Admirali – Timonier,
S’vlentë më asnjë raketë,
U kthye bordi në një ferr…
Plot cinizëm,mbi aviona,
Thosh fantazma,qetë-qetë:
“Jam virus,virus CORONA,
SARS COVIDI -nëntëmbëdhjetë”…
E padukshme,vij si erë,
T’u tregoj sa vlerë ka jeta,
E t’u them,s’kanë asnjë vlerë,
Këta avionë e këto raketa”…
Ikën Flota…s’dihet ku,
Oqeanit,nëpër dallgë…
Marinarët…kuturu,
Gjysma vdekur,gjysma gjallë…
Çdo ditë lutet mbarë PLANETI:
“Ruaje,zot,FLOTËN – ajsberg,
T’na shërohet timonieri,
E ta nxjerrë flotën në breg!…
HEEEJ!…
Ju,o njerëz,ju zgjattë jeta,
Dilni bregut,të ndihmojmë,
Në të s’ëmës tërë raketat,
Por,marinsat…t’i shpëtojmë!…
Nga: Gjovalin Totri
Durrës,më 10.04.2020
MEDIA INDEPENDENT