Ç’ka mund të na thotë qafa e Strucit të patriotizmit?!

Zef Përgega, Amerikë

Qindra e mijëra “like” të përkthyera në “dridhe like” fashiste, kam parë këto ditë në portalet dhe Tv e shqiptarëve të Amerikës, kushtuar ditës ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, të organizura nëpër viset tona, por asnjëri prej tyre që ua kanë bërë “like”, mësues, profesora, doktora, dekanë, pedagogë, ministra, kolonelë me dhe pa spaleta, gjeneralë supash e lëpirës kockash tallavaje, nuk guxuan qoftë edhe sa kryet e kermillit të thonë një fjalë për zhdukjen e gjuhës shqipe në mesin e Shqiptarëve të Amerikës, financuar nga shërbimet secrete shqiptare e jugosllave duke ngritur një system të dhunshëm civil, shoqëror e mediatik për asfiksimin e saj.
Ç’ju duhet këtyre mediave lehja shqip?!
Edhe pse është krijuar ministria e diaspordhës, alias komiteti qëndror i Parisë Komuniste për botën e lirë asgjë nuk ka ndryshuar.
Këto “like” që po u bëhet të tjerëve, për tu dukur se i përkrahin inisiativat tjetër kund, duke i shkelur të vetat në sy dhe në kry, a mos do të thotë se është gjallë vdekja e tyre?!
Orë të tëra shpenzohen për të na sjellë fantazmen e virist nga Shqipëria në Amerikë edhe direkt me një javë më vonesë dhe për virusin që ka më shumë se 30 vjet që po shkatërron mushkëritë e gjuhës shqipe nuk thuhet asnje fjalë.
A mos po financohen pikërisht për këtë gjë?!
Po i lëshoj një zë qafës së strucit të patriotizmit dhe atyre që demostrojnë dekorata, të cilat u tunden si llamarinat e uzinës Enver dhe ajo e tankeve të Titos në Bograd se përse ndodh kështu…?!

Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s