
Superlajmi botëror nuk është sot ndonjë arritje e shkencës, por që tregon trutharjen sociale dhe mediatike të këtij shekulli të ri.
Pra shoqërisë nuk i intereson zbulimi i ndonjë vaksine për ti shpëtuar vdekjeve, akrivoleve dhe çeljes së gropave të fundit, por diçka tjetër ironike se si po e rruan lesht Cristiano Ronaldo.
Bujë e madhe në instragram, në rrejtet sociale dhe mediat e Tiranës paraqet bashkëshorten e Ronaldos duke e qethur bashkëshortin e saj në veranten e katit të parë ku në sfond duken disa palma dhe brekë të ndera.
Këtë e panë 48 milion 395 mijë e 335 vetë në botë.
I sigurte se nëse do të jepej lajmi për shpikjen e vaksines së Covit-19, nuk do të ishin as 20 vetë që do të ia bënin like.
Dridhe Like për njerëzimin e sotëm, dërrasë arkivoli pa ndjenja që vetëm i mungojnë gozhdat!
Mu kujtua ajo thënja e mjekut: « Paguani Ronaldon me miliona që luan me këmbë e ne që po luftojmë me jetën e kemi bosh kuletën! »
Në gop të samës të qoftë ty o shekull ç’njerëz ke vënë mbi shpatulla!
Shërim të shpejtë të gjithë atyre që kanë probleme se koha është për të hapur sytë e mendjen… mendje kalbur të shfrenuar.
Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT