Koloneli anglez urdhëroi dëbimin e Çamëve, grekët masakruan në një shtëpi 30 fëmijë nën 3 vjeç

Masakra greke ndaj fëmijëve Çam

Burimet historike të historianeve, dëshmitarëve okularë, dhe ushtarakëve grekë janë të tejmbushura me prova dhe dëshmi të masakrës që perjetuan shqiptarët e Çamërisë.
Gjithmonë e më shumë burime pohojnë gjithashtu se oficerët britaniket e inkurajuan Zerven ti dëbonte çamët nga shtëpitë e tyre.
Koloneli Chris Woodhouse njëkohësisht shefi i misionit ushtarak britanik në Greqi raporton: “I inkurajuar nga Misioni i Aleateve e drejtova Zerven ti dëbonte çamët nga shtepitë e tyre;” (Viranda Vickers, The Cham issue) i njëjti
oficer shkruan sërish në një raport zyrtar në 1945 : “Çamët e meritonin atë që e pësuan por metodat e Zerves ishin shumë brutale.”
(PRP/FO, 371/48094) Por ajo që është më e tmerrshme është një dëshmi e kolonelit grek të ELAM-it Nikos Ziangos i cili raporton një nga masakrat masive që ju bë fëmijëve të vegjël në Çameri.
Historiani dhe koloneli grek i ELAM-it N. Ziangos në librin e tij: The Muslim Chams of Epirus, IMXA, Thessaloniki, ribotuar ne vitin 2004. në faqen 259 thotë:
“Gjatë masakres në qershor në 1944 në një shtëpi në Paramithi u masakruan 30 fëmijë nën 3 vjeç….”

Nga: Abedin Rakipi
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s