Humori Shqiptar në zi: Ndërron jetë humoristi i madh Shkodran Gëzim Kruja

Gëzim Kruja (1939-2020)

Humori shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mjeshtri i madh i skenës Gëzim Kruja.
Ai u shua sot paradite, ndërsa lajmi është konfirmuar nga familja.
Gjendja e tij ka qenë e rënduar, ndërsa kohët e fundit e kishte të pamundur të fliste për shkak të sëmundjes.
Dalja e tij e fundit për mediat ishte në festën e 80-vjetorit të lindjes në dhjetor të vitit të kaluar, që miqtë e teatrit i organizuan.
Humoristi shkodran lindi në 4 dhjetor 1939.
Gëzim Kruja karrierën humoristike e nisi që në moshën 13-vjeçare.
Fillimet me estradën amatore nisën që në kohën kur ishte ushtar më 1958.
Më pas vazhdoi aktivizimin në vitin 1960 me estradën profesioniste të Shkodrës.
Gëzim Kruja mbaroi në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër.
Ai kaloi një jetë në skenën shkodrane të humorit, ku spikati me rolet e tij të shumta.
Gëzim Kruja shkroi 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor, ndërsa interpretoi mbi një mijë role në skeçe të ndryshme në 52 vite.
Në vitin 2004 mori titullin “Krenaria e Qytetit”, ndërsa një vit më pas “Naim Frashëri i Artë” dhe në 2010 “Mjeshtër i Madh”.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s