5 Prill 1939 Lindi trashigimtari i Kurorës Mbretërore Shqiptare Mbreti Leka I

Leka Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve


Në kujtim dhe respekt të Mbretit Leka I.

Për atdhetarët kollozët, që vënë mbi gjithçka kombin dhe intersin kombëtare, ka vetëm ditëlindje një prej tyre mbetet Mbret Leka I.
Një jetë në shërbim të Kombit të Tij, ushtar i atdheut dhe simbol i unitetit!
Paqe, Bashkim, Vëllazërim!

Pikërisht dy ditë para pushtimit fashist, lindi biri dhe trashëgimtari i NMT Zogu i Pare dhe i MS Mbretëreshës Geraldinë, Leka I.
Lufta e dyte Botërore dhe vendosja e diktaturës komuniste ne Shqipëri bën qe ashtu si familje mbretërore dhe trashëgimtare te tjerë Evropian edhe Familja Mbretërore Shqiptare me trashëgimtarin e tyre Leka I i Pare te detyrohen te vendosen jashtë vendit te tyre. Pas Turqisë, Francës , Britanisë se Madhe ne mbarim te Luftës se Dyte Botërore me ftese te Mbretit Faruk ,Familja Mbretërore u vendos ne Egjipt , me vonë France Spanje Afrika e Jugut. Mbreti Leka filloi mësimet ne Aleksandri Viktoria Colage dhe British Boys school. Kur Familja Mbretërore gjendej ne Francë me 1955 Ai regjistrohet ne shkollën e shqiponjave Zvicër. Ne vitet 56-59 vazhdoj ne Akademinë Ushtarake Mbretërore ne Londër pas kësaj studioj për Shkenca Politike dhe Ekonomike ne Universitetin e Sorbones ne France. Zotëroi 5 gjuhë te huaja , Anglisht, Frëngjisht, Italisht , Spanjisht, Arabisht. Me 5 prill te vitit 1957 kur Princi Leka I mbushi 18 vjeç, mbreti Zogu I e shpalli atë trashëgimtar te kurorës mbretërore, kjo ne prani te shumë figurave politike atdhetare ne mërgim.
Pas vdekjes se Mbretit Zog me 1961, vendin e Tij e zuri Mbreti Leka i Parë .
Duke bërë betimin para Asamblesë Shqiptare dhe Këshillit te Kurorës Mbretërore Shqiptare.
Ai shqipton: “ Unë Leka i Pare Mbreti i Shqiptareve , ne minutën qe hyp ne fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr ne dore pushtetin Mbretëror, betohem para Zotit Fuqiplote se do te ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore, gjithashtu do te ruaj statutin dhe do te veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve ne fuqi duke pasur parasysh gjithmonë te mirën e popullit. Perëndia na ndihmoftë”
Çeshtja kombëtare (Kosova, Cameria) Çlirimi i atdheut, bashkimi kombëtar ne një Shqipëri etnike ishin qëllimi i vetëm i Mbretit Leka i Pare. Ne fund te viteve 60 viziton SHBA-në ku takon shumë personalitete patriotike atdhetare politike shqiptare. Ne vitin1969 merr takime ne Australi dhe aty flet për çështjet kombëtare dhe kushtet qe gjendej Shqipëria.
Aktiviteti politik kulmon ne vitin 1972 ne Spanje ku thirret KonferencA e Madridit. Ne ketë konference morën pjesë te gjithë përfaqësuesit e diasporës nga e gjithë bota. Organizata politike ,OKLL, OBK, Shoqata te ndryshme patriotike kombëtare , grupe intelektualesh, nacionalistë, patriotë e atdhetarë.
Këtu u vendos krijimi i Frontit Nacionalist Antikomunist kundër regjimit te Tiranes. Aprovohet ideja qe te luftohet për një Shqipëri etnike.
NMT Mbreti Leka i Pare do te shprehej: Kushtet e rrezikshme ne te cilat ndodhet atdheu dhe kombi ynë kërkojnë qe i gjithë emigracioni shqiptare te plotësoj si duhet misionin historik ne mbrojtje të të drejtave tona, prandaj kërkohet bashkim.
Ne Qershor te vitit 1975 zhvillon punimet Konferenca e Helsinkit për sigurinë dhe bashkëpunimin ne Evropë. Mbreti Leka i dërgoi një memorandum konferencës ,se nuk do te njihnin asnjë vendim qe cenonte te drejtat e popullit shqiptar si dhe integritetin e Shqipërisë etnike.
Me 8 tetor 1975 Mbreti Leka u martua me Mbretëreshën Suzane. Ne ceremoninë e martesës morën pjesë përfaqësues nga te gjitha trojet etnike gjithashtu dhe përfaqësues te te gjitha besimeve fetare. Nga kjo martese vjen trashëgimtari i tyre Princi Leka i Dyte.
Me vone Leka I krijoi Këshillin për çlirimin e Shqipërisë etnike dhe ushtrinë për çlirimin e saj.
Ne Qershor te 1977 kur ne Beograd u mbajt konferenca për sigurinë dhe bashkëpunimin ne Evrope Mbreti reagon :
“Nuk mund te ketë paqe, dorë-shtrëngim dhe mirëkuptim ne Ballkan po nuk u njoh integriteti territorial i Shqipërisë me Kosove dhe Çamëri”.
Konjukturat politike dashakeqëse te kohës ,i kërkuan te heqë dore nga platforma e Tij, duke mos pranuar, detyrohet te largohet ne 1969 ne Rhodezi dhe me vonë ne Afriken e Jugut..
Asnjë distance dhe vështirësi nuk do ta pengonte Mbretin ne aspiratën e Tij.
Ne gusht te 1981 i drejton letër sekretarit te OKB-se ku ne emër te popullit te Kosovës shprehet:
1.U bej apel anetarve te OKB-se qe te dënojnë gjenocidin ndaj popullit kosovar nga ushtria barbare Jugosllave.
2.Qeveria Jugosllave te ndërpresë gjenocidin, shqiptaret duhet te vetëvendosin
3.I bej thirrje përfaqësuesve shqiptarë ne OKB si vëllezër te një gjaku, pavarësisht bindjeve politike te dënojnë gjenocidin e qeverise jugosllave ne Kosove.
Zhvillimet e viteve 90 Mbreti Leka i ndoqi dhe i përcolli me maturi dhe interes ne te mire te popullit shqiptar.
Ai parashikoi manipulimin e zgjedhjeve te 31 marsit te 1991 nga PPSH.
Ne vitin 1993 pati një vizitë te shkurtër ne Tirane. Keqkuptimet e krijuara dhe zhvillimet e mëvonshme, për mendimin tone kane vetëm një emër, frike e marrjes se pushtetit prej atyre që u takonte ne te vërtete.
Ne zgjedhjet për referendumin e 1997 Mbreti Leka I beri një fushatë model ne te gjithë vendin. Referendum i deklaruar 34% nga KQZ ne fakt i fituar mbi 54%.
Çeshtja e referendumit për ndryshim sistemi është pranuar nga te gjithë se ngelet e hapur për vetë gjendjen e jashtëzakonshme kur ai u mbajt.
Megjithatë mbajtja e referendumit pati një rendësi sepse jo pak ndikoi ne qetësimin psikologjik te shoqërisë shqiptare e traumatizuar nga trazirat e 1997.
Ndryshimi i sistemit ishte e vetmja shpresë për rivendosjen e shpejt te rendit kushtetues dhe për vazhdimësi te qëndrueshme politike ekonomike te Shqipërisë.
Ne qershor te 2002 me kërkese te 76 deputeteve te kuvendit te Shqipërisë, Familja mbretërorë dhe Mbreti Leka I kthehet ne Atdhe. Me qindra mijëra vet i benë një pritje madhështore.
Ne vitin 2005 duke pasur parasysh se asgjë nuk po funksiononte ne Shqipëri dhe dy forcat kryesore politike te krijuara pas 90-s kishin dështuar ne qeverisjen e tyre Mbreti Leka I hodhi idenë e një koalicioni me intelektual , atdhetar, nacionalist bij te familjeve fisnike për te marre ne dore fatet e vendit. Pavarësisht minimit qe ju be lëvizjes nga brenda dhe jashtë saj nga elementë te futur me qellim, kurorëzimi i lëvizjes se 2005 do te kishte sjelle një shpresë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptaret dhe sot nuk do te kishim ketë aktualitet politik jo normal..
NMT Leka I ndërroi jete me 30 nëntor 2011 ne shtetin Ame te Tije.
Ne ketë dite zije kombëtare u zhvillua ceremonia mortore zyrtare ne sallën e parlamentit shqiptar.
Këto janë fare pak kundrejt gjithe veprimtarisë se Mbretit Leka I.
Lavdi këtij burri te kombit shqiptar qe gjithçka e vuri ne shërbim te kombit nen moton
PAQE, BASHKIM, VLLAZNIM

Botuar për herë të parë me 5 Prill 2019 Tiranë.
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s