Prokuroria firmos fletëthirrjen për fondamentalistin islamik Olsi Jazexhiun

Fondamentalisti islamik Olsi Jazexhiu

Olsi Jazexhiu është një fondamentalist islamik i cili shumë herë ka ofenduar publikisht Heroin Kombëtarë Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën, Gjergj Fishtën e shumë figura të tjera të mëdha Shqiptare që i përkasin besimit Katolik, ai tani do të përballet me një akuzë të fortë të Prokurorisë.
Pas provave që u siguruan nga agjentët antiterrorist, dosja me prova dhe fakte përfundoi në Prokurori, ku dhe nisën hetimet intensive.
Pasditen e kësaj të mërkure, është firmosur edhe një fletë thirrje për Jazexhiun, që e detyron të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës ditën e premte në orën 11.00 për të dhënë shpjegime rreth publikimeve të tij të pavërteta në rrjetin social facebook, shpesh duke e shoqëruar edhe me video.
Në një kohë kur bota ka shpallur pandeminë, nga e cila aktualisht numërohen 42 mijë e 344 viktima në botë, fondamentalisti islamik Olsi Jazexhiu është shprehur publikisht se nuk beson te koronavirusi.
Sipas tij, gjë që e ka shprehur edhe në facebook, kjo është thjesht shpikje dhe aspak virus.
Në postimet e tij në Facebook, Jazexhiu ka hedhur poshtë vërtetësinë e virusit, ndërkohë që nuk ka kursyer edhe komente ndaj masave shtrënguese të marra nga qeveria Rama.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s