
Kur do të arrihet kulmi i epidemisë Covid-19 në Francë?
Disa ekspertë, të cilët kanë gjetur një lidhje midis kthesave të evolucionit të koronavirusit në Itali dhe atyre në Francë, besojnë se kulmi mund të arrihet këtë fundjavë, rreth 5 prillit.
Një studim tjetër përcakton kulmin më tepër në fund të prillit / fillim të majit.
Do ditë, numri i njerëzve të sëmurë dhe vdekjet për shkak të koronavirusit rritet. Por sëmundja, e cilësuar që nga 11 Mars si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit, a është në kulmin e saj?
Franca duhet të presë « ditë të vështira », tha Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë. Jérôme Salomon, gjatë azhurnimit të tij të përditshëm, më 25 Mars.
Në këtë kontekst epidemik, studiuesit kanë provuar të parashikojnë evolucionin e përhapjes së koronavirusit në muajt e ardhshëm, duke marrë parasysh faktorët socialë, si dhe masat higjeno-kontrolluese të zbatuara nga autoritetet e secilit vend.
Ato gjithashtu bazohen në numrin e njerëzve që një pacient mund të infektojë, shpejtësinë e transmetimit të sëmundjes.
Numri i vdekjeve të reja është duke u rritur që nga 15 Marsi. « Numri i rasteve tani dyfishohet ç’do 4 ditë, » konfirmoi Jérôme Salomon, drejtori i shëndetësisë gjatë një konference shtypi në 19 Mars.
Sidoqoftë, është e vështirë të parashikohet nëse numri i të prekurve do të vazhdojë të rritet, të stabilizohet ose nëse, përkundrazi, bie.
« Ne me siguri do të vlerësojmë nga një burim i besueshëm data e pikut pasi ajo të ketë kaluar, » tha Samuel Alizon, drejtor hulumtues i CNRS në Laboratorin e Sëmundjeve Infektive dhe Vektorët në Universitetin e Montpellier, cituar nga France Culture.
Gjatë azhurnimit të tij të Premten në 20 Mars, Jérôme Salomon, Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, vlerësoi kulmin e epidemisë midis 25 dhe 28 Marsit.
Në të vërtetë, evolucioni i epidemisë në Francë dukej se po pasonte atë të Italisë, me një vonesë prej 8 ditësh, kur analizuam kurbat e rasteve të reja dhe vdekjeve.
Ndërsa duket se kulmi në Itali është arritur (që nga futja e kontrollit) me 20 Mars 2020 (rritje e rasteve me + 15% atë ditë), kulmi i epidemisë në Francë duhet të kishte vërtet vend rreth 28-29 Marsit.
Sidoqoftë, pak para fundjavës, Kryeministri Edouard Philippe vlerësoi « kulmin e valës në fund të javës tjetër », domethënë rreth 4-5 Prillit.
Një vlerësim i konfirmuar nga Pr. Rémi Salomon, Presidenti i komisionit mjekësor të spitaleve të Parisit: « maja e epidemisë do të ndodhte në fillim të muajit Prill sipas epidemiologëve ».
Numri i vdekjeve të reja që i atribuohen Covid-19 në ditë që nga 15 Mars 2020
15 mars 36
16 mars 21
17 mars 27
18 mars 69
19 mars 128
20 mars 78
21 mars 112
22 mars 112
23 mars 186
24 mars 240
25 mars 231
26 mars 365
27 mars 299
28 mars 319
29 mars 292
30 mars 418
31 mars 499
1 avril 509
31 Marsi dhe 1 Prilli janë ditët me vdekjet më të reja deri më tani. Këto shifër mund të paralajmërojnë një kulm të epidemisë në fund të javës, rreth 4-5 Prillit.
Më në fund, data e pikut të epidemisë mund të ndryshojë në varësi të rajonit.
Për shembull, bilanci në rajonin e Grand Est bëri një kërcim marramendës në mes të javës së kaluar (duke bërë një shtesë prej 173 vdekjesh midis 25-26 Marsit), gjë që duket se tregon se kulmi i epidemisë në këtë rajon është afër.
Nga: Leon Molla
MEDIA INDEPENDENT