Shoqëria ka nevojë për frymë pozitive e shpresë, sot më shumë se kurrë

Avokat Ndre Molla

Nuk ka ligësi, sado e stërholluar, që zhbën punët e mira, nga kushdo e kurdo të bëhen. Ka rezultuar mision i pamundur, e kështu duhet e do të jetë. Ashtu siq nuk ka mirësi e militantizëm që i bën të mira punët e këqija në këtë vend.
Por, duke qënë në kohë pandemie, kohë tepër të vështira që po kalojmë, ku sejcilit na rrezikohet seriozisht jeta, pavarësisht president a fshesar, kryeministër a roje, oligark a lypsar, persekutor a i persekutuar, prokuror a kriminel, duhet që të ndryshoje gjuha e komunikimit publik, edhe në rrjetet sociale. Sepse duhet më shumë pozitivitet e sa më pak agresivitet politik.
Jemi mësuar nè, të anatemojmë, të çvleftësojmë, të bëjmë pis edhe punët e mira të tjetrit, e të mos reagojmë ndaj punëve të këqija edhe kur na vijnë te hunda. Sepse vijmë nga një mentalitet biografishë dhe na pëlqen kjo. Nuk i anatemojmë punët se janë të këqija, se të mirën e të keqen di kushdo ta dalloje, por vetëm se e ka kryer kundërshtari. Këtë kulturë të menduari e komunikimi, fyes e denigrues me çdo kusht të punës së tjetrit, e kanë ushqyer më së shumti vetë politikanët, e sigurisht janë edhe viktimat e përditëshme, edhe pse nuk se e kanë shumë problem. Por kështu dëmtohet kohezioni ynë shoqëror.
Po marr disa shembuj, nga ato që krijojnë më shumë debat, vetëm në këto 30 vjetët e fundit, ku goja ka qënë fare e lëshuar, gjithmonë para mendjes, me qëllim denigrimin e cilitdo kundërshtar, vetëm për qëllime politike.
Të mendosh pozitiv, do të thotë edhe të sillesh pozitiv, edhe të japish pozitivitet, ta freskosh gjithnjë mendimin, të ndikosh për mirë në ambjentin apo rrethin shoqëror.
Megjithatë, nuk kemi lënë skutë të banalitetit pa gërmuar, kur na është dasht të denigrojmë kundërshtarin. E kemi bërë nga nivelet më të ulta në nivelet më të larta. E kemi bërë sa herë dikush na ka konkuruar. Nuk kemi lënë gjë pa shpifur për të, kur deri dje që nuk e kishim konkurent ishte zonjë apo zotni i vërtetë. Domethënë, kushdo që është afruar të na rrezikoje lugun, ja kemi numruar të parë e të mbram. Mor nuk ka ngel burr gruaje e grua burri pa u denigruar, vetëm se ai/ajo është kundërshtar apo konkurent. Kjo, përpos mosrespektimit të punës së mirë, më shumë ka shërbyer për të harruar punët e këqija, apo për ti njëllojësuar me qëllim.
Një mal me baltë është hedhur, njëmijë teori konspirative janë numëruar për Dr. Berishën si prijës i shembjes së sistemit komunist, nga të dyja palët, si nga enveristët si nga një pjesë e konkurentëve të tij. E përsëri, Ai do mbetet si lideri më i rëndësishëm i asaj kohe historike për shqiptarët, duan s’duan baltëhedhësit. Ai do mbetet si kryeministri që bëri gati vendin dhe e Antarësoi Shqipërinë në NATO. Ai dhe vetëm ai ndërtoi Rrugën e Kombit, një kryevepër shekullore për shqiprarët. Ai përgatiti vendin dhe liberalizoi vizat e siguroi për shqiptarët lëvizjen e lirë në Europë…Sepse punët e mira nuk ka baltë që i mbulon, apo i bën pis.
A ju kujtohet se çfarë thonin për Azem Hajdarin komunistët dhe jo vetëm, askush nuk e njihte më parë, por vetëm se i priu Lëvizjes së Studentëve të Dhjetorit u shkarkuan tonelata baltë mbi të. Por përsëri mbetet Ai, projësi trim i Lëvizjes më intelektuale që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri! Sepse puna e mirë kurr nuk humb.
A ju kujtohet se çfarë flitnin kundërshtarët për Fatos Nanën? Të nëntëdhjetenëntat. Por përsëri Ai ka mbetur reformatori më i madh, dhe madje i vetëm i së majtës shqiptare, një të majtë që dihej se cfarë ishte e çfarë i kishtë bërë vendit.
A i keni dëgjuar sa akuzat, sa fyerjet i kanë lëshuar për Liderin e Opozitës Lulzim Basha kundërshtarët, vetëm për ta goditur politikisht kontributin e tij të jashtëzakonshëm si Ministër në ndërtimin e Rrugës së Kombit apo në anetarsimin e Shqipërisë në NATO e për liberalizimin e vizave?
A ju kujtohet si ishte Lana para se sa të bëhej Kryetar Bashkie Edi Rama? Por Ai e ndryshoi. E sado të mëdhaja poshtërsitë e mëvonshme, do mbetet si ndër punët e mira në këtë vend.
A po ju qudit, anatemimi i padrejtë e aspak i arsyeshëm, deri edhe duke u marr me shkollimin e një infermieri, i gjestit të lavdërueshëm politiko-diplomatik i Ramës me 30 mjekët e infermierët në ndihmë të fqinjve tanë italianë? Por është krejt e kotë, është mision i pamundur. Nuk zhbëhet puna e mirë kurr.
Ti lëmë mënjanë politikanët, se e pata sa për të ndezur debatin rreth kësaj çeshtje, se pastaj do të thotë dikush se po e politizoi problemin. Ti kthehemi vetes tonë, jetës tonë, eksperiencës tonë.
A keni vënë re, që flasim fjalët më të mira për tjetrin, kur nuk na konkuron për asgjë, nuk na rrezikon punën, apo nuk e kemi afër interesave tona? Apo gjejmë fjalë të mira për tjetrin vetëm ditën kur vdes. Sapo, ai shoku, miku, madje edhe vëllai po të doni, të na konkuroje apo të kërkoje një të drejtë, fillojmë e i numrojmë të bëme e të pabëme, vetëm me qëllim denigrimin, si mjet mbrojtës për veten tonë. Pra sulmojmë kur na prishet interesi, jo se duhen ndëshkuar sjelljet apo veprimet e këqija, duke u kthyer në shoqëri denigruese, mohuese, nihiliste e shpirtligë.
Jam dakort se sejcili prej nesh, akoma më shumë, sejcili prej politikanëve, ka edhe gabime, apo faje të rënda, në ngadalësimin e përparimit të vendit këto 30 vjet, ju duhen numruar pa pushim si të tilla. Por në debatin publik, vetëm për shkak të bindjeve politike, nuk duhet të kritikojmë, të sfumojmë, apo të përpiqemi të zhbëjmë çdo punë të mirë. Kemi mjaft punë të këqija të bëra prej tyre për tjua përmend në debatin me njeti tjetrin. Por nuk kemi pse të mos pranojmë punët e mirë, vetëm se i përkasin kundërshtarit tonë politik, konkurentit tonë në politikë, punë, ekonomi e veprimtari intelektuale.
Sidomos në këto kohë ekstremisht të vështira duhet pozitivitet, duhet mbështetje, qoftë edhe me heshtje, duhet të mbjellim shpresën. Se nuk kemi ka shkojmë pa bashkjetuar « si në t’mirë si në t’keq ». Ulen armët me shoshojt kur je në luftë. Duhet ta bëj këtë me domosdo, e ma sëpari Rama, se Basha po e bën çdo ditë dhe mjaft mirë madje.
E di se do fillojnë reagimet duke përmendur « me t’parë e t’mbram » për të thënë se sa të poshtër janë politikanët, sipas përkatësisë apo pakënaqësisë përsonale. Por shpresoj të mos politizohet ky status. Edhe unë kam verejtjet e kundërshtitë e hapura me to. Tani jo. Vërtetë JO. Mendoj se është shumë e rëndësishme krijimi i kulturës së respektimit të punës së mirë të tjetrit. Nëse nuk dimë të vlersojmë punën e mirë, nuk vlersojmë në radhë të parë veten tonë.
Reflektim në kohë COVIDi-19…jo nga frika aspak.

Nga: Ndre Molla
31.03.2020
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s