Kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi pozitiv me Covid-19

Adriatik Alimadhi, Kryetar i Ballit Kombëtar

Deputeti dhe njëkohësisht Kryetari i Ballit Kombëtar Shqiptar Adriatik Alimadhi ka njoftuar në Rrjetin e tij social FB që pas analizave ka rezultuar pozitiv.
Statusi i tij i plotë që i drejtohet piblikisht Kryeministrit Rama:


I nderuar z. Kryeministër!
Nuk kisha ndërmend ta bëja publike gjendjen time shëndetësore pasi analizat nga ISHP më nxorren pozitiv.
Duke ju parë ju dhe ministren e shëndetësisë në të cilën shëtisnit shumë serbest sepse e keni vënë përpara këtë popull duke i thënë vetëm futuni brenda…
Mirë keni bërë dhe për këtë jemi shumë dakord!
Bashkëshortja të cilën e ka kapur edhe atë virusi po më thoshte si nuk kanë turp këta, si gënjejnë këta, si mashtrojnë këta?!
E kjo kuptohet sepe ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithë ecurinë time.
Po ju përshkruaj çfarë kam bërë unë si proçes:
Në datë 24 të këtij muaji në orët e vona të natës u paraqita në urgjencë.
Më bënë vizitën, analizat, si dhe një grafi për mushkritë.
Doktoresha më tha që duhet të shkoni për vizitë në sanatorium dhe ashtu bëra.
Më shoqëruan me ambulancë. Po çfarë ambulanca flisni ju more? Kur hipa në të si në frigorifer, me xhama të hapura që nuk mbylleshin.
Ç’të them!
Një mjet që nuk i plotësonte kurrë parametrat për të sëmurë.
Dakord, shkova në sanatorium, doktorët atjë ishin shumë korrekt dhe pasi më morën të gjitha analizat më thanë ejani nesër në mëngjes për të bërë një skaner. Ashtu bëra, ata më bënë edhe tamponin.
Shkova në orën 8 të mëngjezit bëra skanerin, i cili më nxorri me problem në mushkri.
Pasi e kishte parë doktoresha më thotë se dyshojnë për COVID 19. Gjithësesi, më tha ajo, këtë do ta japim kur të marrim përgjigjen e analizave nga ISHP, pas orës 16, të datës 24 mars.
Ashtu bëra, pas ora 18 po e asaj dite më merr në telefon doktoresha dhe më thotë përgjigja e ISHP është; keni dalë pozitiv.
Po atë ditë njoftova kryetarin e Kuvendit me një SMS mbi gjendjen time shëndetësore. Për hirë të së vërtetës më mori menjëherë në telefon dhe më pyeti për gjendjen shëndetësore.
I kërkova ndërhyrjen e tij pranë autoriteteve përkatëse. Po ashtu ai më mori përsëri sot në telefon duke më pyetur përsëri për gjendjen shëndetësore, më pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgjë deri tani.
Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnjë interesim. Mirë më tha se po interesohem unë dhe për këtë e falenderoj.
Po mirë z. Kryeministër, analizat kanë dalë që në datën 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mirë kjo, njerëzit e mi të dashur që kam qenë në kontakt i bien 127 dhe interesohen për mua, përgjigja e tyre e dini cila është; keni temperaturë pini paracetomol etjera…
Po mirë ata, po unë që kam dalë pozitiv, ku është interesimi? Çfarë duhet të bëjë unë tani?
Kartela ime është në urgjencën e spitalit sanatorium. Analizat i ka bërë ISHP, ku çohen më pas? Sigurisht që proçesin duhet ta ndjek unë por kur bëra analizat ata më kërkuan numrin e telefonit dhe do më njoftonin prej tij.
Pra që ta kuptosh për mua nuk ka fare interesim dhe po të them mos bëjë prapagandë; Do vinë kaq ambulanca; Do bëhen gati kaq shtretër dhe do bëhen spitale. Kur do bëhen? Kur të vdesin njerzit?! Shqiptarët?! Thuaj shyqyr Zotit që shqiptarët po të rrinë në shtëpi ashtu siç po veprohet dhe janë marrë masa në vendet e prekura para nesh.
Mirëpo, leri pallavrat, gjithçka që ju serviret shqiptarëve nga ju është fallco.
Ata po lëngojnë në shtëpitë e tyre, ashtu si edhe unë me bashkshorten time. Po luftojnë me jetën. E dimë gjendjen e shtetit por mos i mashtro shqiptarët thuaju vetëm të drejtën dhe vërtetën.
Ne po përballemi vetem në këtë mënyrë gati prej një jave, une sëbashku me bashkshorten po e bëjë me radhë, e pi unë një paracetamol i pari, dhe i bëjë shërbimin asaj.
Më pas e pi ajo paracetamolin dhe më bënë ajo mua shërbim.
Këtë e bëjmë në 4-5 orë, pa po të ishte për interesim nga ju do kishim vdekur, prandaj mos na gënjeni dhe mos na mashtroni.
Dua gjithashtu tu them shqiptarëve se nuk ka vend për panik falë sjelljes tuaj të duhur në momentin e duhur.
Veçmas kësaj, statistikat në Shqipëri kanë treguar që nuk ka pasur shumë raste dhe ato të cilat kanë qenë janë mundur të kontrollohen nga shtëpitë e tyre apo edhe ndaj ndihmës të pakushtëzuar të mjekëve në mënyra të ndryshme me njohjet e tyre që kanë.
Nuk e bëjë këtë shkrim për vete por po të them sinqerisht: kthej syt dhe gjithë vëmendjen e duhur nga shqiptarët, kontrolloni shërbimet mos i merrni të mirëqena ato që ju thonë.
Informoj njerëzit e mi të dashur që ndihem më i lehtësuar nga gjendja fillestare, jam mirë me shëndetin.


MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s