
Nuk më dhimbset Albin Kurti.
Ia pati çuar Isa Mustafës grupet militante tek banesa e tij familjare në Prapashticë, për t’i gjuajtur me molotov, fyer e terrorizuar.
Me ketë ngjarje i kam vu kryq këtij individi.
Nuk sulmohet rivali politik tek shtëpia, ku ka fëmijët, gruan, nipat e mbesat.
Rivali luftohet në vende publike, institucione e sheshe, dhe si politikan, jo me kërcënim fizik.
Edhe vrasësit kanë princip; Sa e sa atentate janë lënë përgjysëm sepse objektivi ka qenë me gruan a me fëmijët.
Ky kur e pa të dobët i shkoi e sulmoi tek shtëpia Mustafën që dje e quante profesor. Se Thaçin nuk guxonte.
Këta persona i përçmoj. Njeriu e ka një burrni e njerëzillek përtej interesit partiak.
Ky jo. Ky e provoi me u sjell si gangster në qeveri, nuk i eci.
Tashti le të provojë të bëhet 51% gangster dhe të qeverisë si gangster, vetëm, pa partner.
Nuk ka shance. Por edhe mund të ndodhë, se monstra të tilla ndodh që mashtrojnë gjerësisht.
Po ndodhi, kam mendimin se pas kaosit, korrupsionit dhe nepotizmit në Kosovë prej 1999 deri sot, nëse e votojnë dmth se Kosova e meriton një monstër të tillë.
Pasi i shantazhoi të gjithë, sa me molotov në shtëpi, sa duke ndërsyer militantët për tu gjuajtur me vezë rrugëve, sot sillej si viktimë. Orator mund të jetë edhe Dhimitër Gjoka i lajmeve. Këto punë kërkojnë anë karakteriale.
MEDIA INDEPENDENT