
Media Independent ka arritur të lidhet me Znj. Rudina Lika Ferrero e cila punon infermiere në Asti, Itali, e cila na tregoi mbi situatën aktuale që po kalon Italia.
Ajo u shpreh: « Gjendja në Itali vijon të jetë shumë e rënduar dhe situata është e ngjashme me luftën, fatkeqësisht numri i të prekurve është në rritje.
Ka shumë infermier të rinj që janë nën moshën 30 vjeçare të prekur nga kjo pandemin, ky virus kap dhe moshat e reja, jo vetëm të moshuarit siç thuhet nëpër media, prandaj ju bëj thirrje të mos e neglizhoni dhe të keni shumë kujdes ndaj kësaj pandemie sepse është shumë e rrezikshme. ». tha Znj. Ferrero.
MEDIA INDEPENDENT