Koronavirusi më i fortë se Zoti, mbyllet Vatikani dhe Meka

Prej disa muajsh e gjithë bota është në ankth dhe frikë nga pandemia e rrezikshme që ka marrë jetën e mijëra njerëzve të cilën fatkeqësisht çdo ditë po rrritet numri i vdekjeve dhe i të prekurve nga kjo pandemi.
Koronavirusi po duket më i fuqishëm se Zoti, sepse e vetmja pandemi ka detyruar që për herë të parë në historinë e njerzimit të detyrojë që të mbyllen dyert e Vatikanit dhe të Mekës, pra dy qendrave më të fuqishme të besimit fetarë atë Katolik dhe Islam.
Priftërinjt dhe hoxhallarët që kakarisnin nëpër televizionet dhe rrjetet sociale të cilët më parë bënin rolin e trimit duke thënë se ne nuk kemi frikë nga asgjë në botë përveq krijuesit Zotit (Allahut), por ra kjo sprovë dhe të gjithë si priftërinj dhe hogjallarë vrapuan të parët duke mbyllur dyer e dritare.
Më e bukura e kësaj historie është se të dy palët flasin se është Zoti ai që po na sprovon për shkak të mëkateve që kemi bërë, pra këtu lind dhe pyetja: ju që jeni të pa mëkat ndaj Zotit pse fshiheni të cilën keni arritur deri aty sa që të mbyllni dhe dy qendrat më të mëdha të besimit Vatikanin dhe Mekën?!.
Vatikani dhe Meka asnjëherë nuk i mbylli dyert e saj përgjatë gjithë historisë, as kurë kryqtarët u hodhën në luftë drejt Jeruzalemit, as kur Salaudini u hodh në luftë kundër të krishterëve me ushtrinë e tij drejt europës.
Kësaj rradhe doli një armik i fuqishëm që i detyroi të dy palët të mbyllnin dyert e dy qendrave më të mëdha të besimit në botë, i detyroj që as në dritare të mos dalin për të predikuar.
Falë shkencës këta predikues po e shfrytëzojnë deri në maksimum duke dalur në rretet sociale dhe duke predikuar fjalën e Zotit, më e keqja është se disa prej tyre akuzojnë drejtpërdrejt Zotin duke e quajtur koronavirusin si ushtarë i Zotit që e ka lëshuar ai për të ndëshkuar mëkatarët.
Pra nga ky ushtarë i dërguar nga Zoti pse keni frikë dhe ju predikues?!
I bie që dhe ju jeni mëkatarë dhe me këtë vetë e deklaroni se paska diçka që është më i fortë se Zoti.
Dëshira e mbarë njerzimit është sot për sot që të shpëtojnë sa më shumë jetë njerëzishe të cilët as nuk duan ti ndigjojnë në këtë situatë këta predikues nëpër rrjetet socilale.
Vetëm injorantët të mjerë për pak mend dëgjojnë nëpër rrjetet sociale predikimin e priftërinjve dhe hoxhallarëve të strukur si minj nëpër qoshet e banesave të tyre.
Nëse këta predikues kanë besimin në Zotin dhe nuk keni frikë nga asgjë pasi i ndihmon Zoti, le të dalin të gjithë priftërinjt dhe hoxhallarët lirshëm e të shkojnë në Kisha e Xhami, nga aty të thonë fjalën e Zotit.
Me këtë vërtetojnë besimin e tyre të vërtetë që kanë ndaj Zotit, poashtu na shpëtojnë edhe ne një herë e mirë.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s