
Po publikojmë një pjesë të videos së Eduart Ndocaj i cili foli direkt në rrjetin e tij social Fb, një çast përlotet në momentin që flet për viktimat nga koronavirusi në itali dhe rrëfen se si i ka shikuar makinat e ushtrisë të mbushur me njerëz të vdekur.
Poashtu kritikon ashpër Papa Françeskun dhe Selinë e Shejtë, Vatikanin.
Më poshtë do të gjeni fjalët e tij dhe link të videos.
***
Eduart Ndocaj: Italia është me të vërtetë këtu ku jetoi unë në Milano që është zona më e prekur, është me të vërtetë një trishtim.
Gjithë ato kamionë ushtrie po përcillnin dje të vdekurit, ishte me të vërtetë … për herë të parë në jetën time nuk mund e përmbajta veten, ishte e dhimbshme (përlotet) me të vërtete shumë e dhimbshme ishte.
Për të gjithë ato familjarë që kanë humbur njerëzit e tyre, durim vetëm.
Në këtë moment lexon mesazhin në telefon dhe vijon:
Leon Molla të përshëndes miku im, je me të vërtetë një djalë fisnik Mirditor, mirë boll që po sjell pak humorin sepse më kujtove ato thonjët e paprera me plot zdralë që kishte ai monstra e Surrelit.
Eshtë diçka që nuk shkon kjo pjesë, edhe në Kishë mund të shkosh e të lutesh një e nga një, prifti mund të japë konfeksion sepse gjithmonë e ka pas atë ndarjen.
Mund të japë atë që mendon që jep në emër të Zotit, por këtu bie komplet kjo pjesë, pra Vatikani s’është asgjë tjetër, një institucion fitimprurës, një institucion që për njerzimin demonstron që nuk ka pikë humaniteti, nuk hap arkën.
Dëgjova një video të një plaku që ma dërguan ca miq, shumë rrënqethëse, të arrije një njeri besimtarë, sepse italianët janë besimtarë fanatik, të arrije një besimtarë italian fanatik që ti kundërvihet Papës do të thotë se dikund po gabon Vatikani, Papa, apo …
A e dini si më duket ky Papa në fakt? më duket si Edi Rama .
Papa Françesku është aty.. nuk e di pse është, Papa i zgjedhur ishte Racinger, se pse e kanë vënë aty është njëllojë sikurë ka vjedhur zgjedhjet, sikurë vjedhi Rama zgjedhjet që është bërë kryeministër pa fituar, dhe ky është bërë Papë si puna e Ramës, pra nuk e kemi Papë fiks.
Nuk është Papë që na mbush mendjen dhe ky është problem.
Çfarë roli ka Vatikani në këtë bisnes? sepse është bisnes, kjo është luftë për të krijuar bisnes, ekonomi, për të ulur një ekonomi dhe për të ngitur një tjetër, dikush do të përfitoje, pra roli i Vatikanit, roli i Papës ku është në bisnes apo në njerëzim?
Mirë do ishte e kundërta, do të ishte në njerëzim jo në bisnes, por duke parë që ka mbyllur dyert e Vatikanit, dyert e Kishave dhe në fjalën e tij të fundit nuk tha asnjë fjalë se si po vepron Vatikani për ta luftuar këtë sëmundje, tha vetëm po lutem që Zoti të heqë sëmundjen.
Zoti nuk e heq sëmundjen Papë.
***
Video
j adore
J’aimeJ’aime