
Kush ishte Mirditori nga Kthella major Llesh Topollaj, oficeri i Gardës Mbretërore, që u doli para plumbave për të shpëtuar Mbretin Zog -I nga një atentat i organizuar për motive politike me 20 shkurt 1931, ne Vienë të Austrisë?
Nga babai im që ka shërbyer në Gardën Kombëtare (deri me 7 Prill 1939), kisha dëgjuar për historinë e aktit heroik të majorit nga Kthella Llesh Topolla, adjutani (truproja) i parë i Mbretit Zog-I.
(Aty ka shërbyer si adiutant edhe oficeri tjetër kthellas Preng Nderc Molla (1932-1939) e të tjerë mirditor).
Me kalimin e viteve, sidomos pas viteve 90-të kur historia filloi të shkruhet mbar e prapsht, sipas opinoneve, e pa kurr fare mbeshtetje në dokumenta historik, edhe për këtë trim e hero, filluan ngritje-uljet për të.
Nuk do ta kisha bërë publike këtë postim, nëse nuk do të kisha lexuar edhe nga disa gazetar e hisorina (siç e quajne veten) se “….në Vjene e kane vrare gabimisht major Llesh Topollain, pasi ai ishte i veshur ushtarak dhe atentatorët kanë kujtuar se ishte Zogu”. Gërmova në shënimet e mija, (te marruna nga babait im, por edhe nga kthellas të tjere), gjurmova edhe pë të dhëna të tjera të besueshme të publikuara, si p.sh.; se -çfar kishte shkruar shtypi i datave 21-25 Shkurt 1931, për këtë ngjarje, si dhe disa deponime të dëshmitarève, të deklaruara në gjyqin e organizuar kunder atentatoreve, pas 9 muaj hetuesi, (shtator-tetor 1931) por në asnjë nga këto burime nuk kamë konstatuar asnjë fjalë apo rrjesht qe të thuhej apo shkruhej se atentatorët “ngatrruan” shinjestë, por shkruhet se: “….. jeta e Llesh Topallajt u fik në mbrojtje të Mbretit por edhe në mbrojtje të vendit”. (….permendet ….”.ne mbrojtje te vendit”, pasi delegacioni qeveritar dhe major Lleshi, ishin vënë në dieni se “ato ditë në kufijt verior të Shqipërisë ishte grumbulluar një forcë ushtarake, e gatshme të nderhynte, në mungesë të Mbretit.”)
Po kush ishte majori Llesh Topollai i cili dha jetën në moshen 35 vjeçare pë Mbretin dhe atdheun?
Llesh Topollaj lindi në katundin Rrëshen (lagje Sheshaj) në vitin 1896. Mbiemëi i të parëve të tij ishte Mandreja, por më vone (rreth viti 1920) ai dhe nje pjese e fisit të tij morën mbiemerin Topalli (e më vonë Topollaj).
Ata u shpërndanë me banim në Kodër Rrëshen dhe Vjollcë të Malajve, nga trojet e të parëve që i kanë edhe sot, në Sheshaj.
Lleshi ishte i nipi i Preng Nikoll Gjokes, nje burre i permendur i Rrëshenit dhe pasi mbaroj filloren në Rrëshen, ai ndikoi qe ta dërgonte në Shkollën e Jezuitëve në Shkoder që të voge.
Me qënë se doli me rezultate shumë të mira, ne vitin 1915, qeveria e Princ Vidit i jep nje bursë për të vazhduar shkollën ushtarake në Vjenë të Austrise.
Gjetë viteve të shkollës ai u njoh me Ahmet Zogun i cili edhe ai vazhdonte shkollën aty, dhe lidhën një miqësi që do ta ndante vetem vdekja.
Pasi mbaroi shkollen ushtarake ne vitin 1919, me rezultate te larta, ai titullohet oficer dhe kthehet në atdhe me gradën Kapiden.
Gjate viteve 1919 -1920 punoj si oficer në Shkodër.
Ne vitin 1921 emërohet komondant në Gardën Kombëtare në Tiranë.
Ai mori pjesë me forcat qeveritare për shtypjen e Kryengritjes së Mirditës te vitit 1921, dhe pastaj deri ne Qershorin e vitit 1924 vazhdoj të sherbeje si Komondant në Gardën Kombëtare.
Gjate Revolucionit të Qershorit të vitit 1924, Kapiten Llesh Topollaj arratiset jashte shtetit me përkrahësit e tjerë të Ahmet Zogut.
Pasi kthimit në Shqipëri (Dhjetor 1924), duke pas besim absolut te ai, Ahmet Zogu në pranverën e vitit 1925 i jep gradën Major dhe e emeron Adjutant të Par të tij ku sherbeu me perkushtim deri në vetemohim, në moshen 35 vjeçare.
Në mesin e shkurtit te vitit 1931 ai ishte pjestar i delegacionit, si shoqerues i mbretit Zog-I në një vizitë qeveritare në Vjenë të Austrise.
Pjestar të delegacionit ishin edhe Ministri i Jashtem i asaj kohe Eqerem Bej Libohova, dr, Jani Bashon, Sotir Martinin dhe Allaman Cupi.
Me daten 20 shkurtit të vitit 1931, kur sapo Mbreti Zog-I, Ministri i Jashtem Eqerem Bej Libohova dhe Major Lleshare Topollaj kishin dalë nga një koncert në Operën e Vjenës, në rrugën “Operangase”, ati i ishte zënë pritë nga kundërshtar poltik që qëllua në drejtim të tij nga një distancë e afërt.
Sipas gazetës vjeneze “Neve Freie Press”, të dates 21 shkurt , “….dy atentatorët ishin Aziz Çami dhe Ndok Gjeloshi që u arrestuan…” .
Major Llesh Topollaj me ndjenjën më të lartë të përgjegjësise për detyrën, në pamundësi për të kryeje asnjë veprim tjeter, pranojë eliminimin e vet duke u dalë para plumbave për të shpëtuar personalitetin e Larte që kishte pasur për detyrë ta ruante.
Të japësh jetën për të shpëtuar Mbretin, duhet të ketë qenë motoja numër një në detyrën e adjutantit major Llesh Topallajt, mirditorit, që besën e kanë Kodin e Nderit..
Ai ishte i njohur si një nga njerëzit më besnikë të Mbretit Zog-I dhe kishte arritur të fitone besimin e padiskutueshëm të Tij….
Trupi i balsamosur i tij mbërriti në Durrës në 5 Marsin te atij viti, me vapori “Otranto”. I gjithë shteti i bëri nderimet më të mëdha këtij njeriu, duke e cilsuar HERO mbi heronjtë. Ati ju dha titullit “Dëshmor i Kombit”.
Në lapidarin e ngritur në ambjentet e Gardës së Republikës për nder të gardistëve të vrarë në krye të detyrës, në krye të listës figuron emri i major Llesh Topallajt, -vrarë në Vjenë në mbrëmjen e 20 shkurtit 1931, teksa ishte ne mbrojtje te Mbretit Zog…
Akti sublime i tij ka qenë (dhe eshte)nje shembull guximi dhe krenarie për breza të tërë gardistësh dhe ushtarakë të tjetë, që janë betuar para flamurit për mbrojten e atdheut, edhe me gjakun e tyre në rast nevoje.
Nga: Mark RICA
Ravenna, Itali me: 17. 03. 2020
MEDIA INDEPENDENT