
Kush ishte emigranti 90 vjeçar që erdhi nga SHBA, në fundin e viteve 90-të dhe nuk u lejua të kalonte vitet e fundit të jetës dhe të varrosej në Atdheun e tij.
Bëhet fjalë për Nikoll Gjon Melyshin, birin e Bajraktarit të Kthellës Gjon Melyshi, i cili ishte ndër të paktit që e priti me pushkë pushtimin iatalian me 7 prill 1939 në Durrës, e më vonë, u rreshtua në Brigadën e VII-të Sulmuese në shtatorin e vitit 1944, bashkë me të birin Pal Melyshin, e që gjatë luftimeve në Malin e Zi, ai luftoi deri në përfundimin e luftimeve në Vishigrad të Jugosllavisë (Maji 1945), e mbi të gjitha ai ishte babai i Heroit te Popullit.!!!!!!! (Brezi im këto personazhe hitorike i përceptuar më tepër si personazhe artistike, bab e bir, Gjin dhe Kreshnik Martini, te filmi “Operacioni Zjarri”, të luajtur me mjeshteri nga aktorër Sheri Mita dhe Llazi Serbo.)
Po kush është Nikoll Melyshi; Nacionalisti, Oficeri, Pedagogu dhe Veterani i LANÇ; eshtrat e te cilit nuk po i tret dheu larg Atdheut, atje në varrezën e madhe të Nju-Jorkut.?
Ai lindi në Katundin e vjetër Rrëshen (Serrisht) ne vitin 1889.
Nga viti 1906 deri në vitin 1910 mbaroi shkollën fillore në Rrëshen.
Nga viti 1918 deri në vitin 1921 përfundoi ushtrinë në Gardën Kombëtare dhe pastaj në vitet 1921-1923 punoi si nënoficer po në Gardë.
Vazhdon shkollën e oficerëve të cilën e përfundoi në vitin 1927 dhe gradohet aspirant.
Në vazhdim ka kryer edhe katër kurse të ndryshme dhe gradohet Kapiden i Klasit të Parë.
Pas vitit 1927 deri në vitin 1939 ka shërbyer vazhdimisht në degët ushtarake të rretheve Pukë, Elbasan, Peqin, Korçë, Shkodër dhe Tiranë.
Me 7 Prill 1939 mori pjesë në rezistencën e ushtrisë kombëtare kundër pushtimit Italian.
Në vitin 1941 u nxor në lirim se nuk pranoi të firmoste për tu bërë antar i Partisë Fashiste.
Nikoll Melyshi ishte djali i Bajraktarit të Kthellës Gjon Melyshi i cili ka pasur një aktivitet të madh patriotik në luftën për shpalljen e pamvarsisë dhe në qeverinë demokratike të Fan Nolit.
Me datën 22 dhjetor 1912, në Kishën e Shna-Vlashit në Malaj të Kthellës, ai kishte ngritur flamurin, të ruajtur mbi 300 vjet në kullën e tij,..
Në vitin 1917, Gjon Melyshi kishte çarmatos postat e vendit austro- hungareze.
Më 1921, ai mori pjesë në kryengritjen e Mirditës, ku iu dogjën kullat dhe iu konfisku gjëja e gjallë.
Më 1937 – Nikoll Melyshit iu mohua e drejta e gradimit kapiten, sepse nuk pranoi të bëhet spiun personash kompetentë.
Gjatë vitit 1944 kulla e Malyshit në Sërrisht, ka pritur dhe percjellë eksponentë të levizjes Nac-Çlirimtare dhe njësite të ndryshme partizane që lëviznin nëpër Mirditë.
Në kullën e Bajraktarit Gjon Melyshi është strehuar shtabi i Divizionit të I-rë Sulmuese, me komisar Kolonel Tuk Jakovën.
Po kështu aty është strehuar dhe shtabi i brigadës VII-të sulmuese me komandant Gjeneral Gjin Markun dhe disa herë aty janë strehuar Bardhok Biba me komandantin e çetës Pukë-Mirditë Mat Dod Pepa.
Në shtator të vitit 1944, Nikoll Melyshi doli partizan. Ai dhe djali i tij Pal Melyshi, rreshtohen në Brigadën e VII-të Sulmuese.
Gjatë luftimeve në Malin e Zi, Nikoll Melyshi emërohet Shef Operativ i kësaj Brigade, ku i jepet grada Kapiden i Parë.
Pas përfundimit të luftimeve në Vishigrad të Jugosllavisë (Maji 1945) Brigada e VII-te sulmuese, ku ai drejtonte si shef operativ i saj, kthehet në Shqiperi dhe dislokohet në Pogradec.
Me 28 shkurt 1946, kapideni i Parë Nikoll Melyshi transferohet dhe e emërojnë Pedagog në Shkollën e Bashkuar Tiranë, për të përgaditur oficer të rinjë.
Kur u njoftua se oficerët e sigurimit po e ndiqnin për ta arrestuar dhe se forcat e ndjekjes në Kthellë i kishin djegur kullat, ai arratiset për në Mirditë dhe për disa javë bashkohet me çetën nacionaliste të Komitetit të Maleve.
Me daten 14 qershor 1946, pas vrasjes në Përlat të Mark Gjomarku, ai arratiset në Greqi.
Në vitin 1949, Nikoll Melyshit i propozohet bashkepunim me Asfalinë Greke për ta dërguar ilegalisht në Shqipëri me Hamit Matjanin.
Ai refuzon dhe largohet për në Itali ku fillon jetën e emigrantit politik. Në vitin1958 shkon në Kanada dhe në vitin 1970 në SHBA.
Në vitin 1976, në Detroit boton librin “Ngjarje Historike”. Ai ka qenë anëtar I vjetër I organizatës Panshqiptare “Vatra”.
Në vitin 1989, kur sapo kishte mbushur 90 vjeç, Nikoll Melyshi kërkoi leje qeverise shqiptare për të ardhur që të vdiste nëShqipëri. Ja sesi e përshkruan Albana Melyshi (Lifschin), e mbesa e Nikoll Melyshit, (gazetare dhe shkrimtare), kete histori.
“…Në vitin 1989, pas 45 vjetësh i ndarë nga familja në atdhe, na dërgon një telegram ku shkruhej; -“Mbusha 90 Vjeç. A mund të vi të vdes në vendin tim? Baba.”
Ai burr i vjetër kërkonte një cop varr në vendin ku kishte lindur, por edhe kjo ju mohue nga qeveria e Ramiz Alisë….”
Ambasada shqiptare në Itali, fillimisht e pranoi kërkesën dhe e pais me vizë, por ditën e gjashtë që po qëndronte pranë familjes urdhërohet që të largohej nga Shqipëria si “person non-grada”.
Kthehet përsëri në Nju-Jork ku dhe nderron jetë larg djalit, vajzës, nipave dhe mbesve te tij dhe u varros me 01.01.1993.
Nga familja pranë ju ndodh vetëm Albana Melyshi, por në cermoninë mortore morën pjesë qindar emigrant shqiptar të Amerikës etj….
Për dramën e gjyshit te saj Nikoll Melyshi si “armik” dhe të dajës, Pal Melyshi, si “Hero Populli”, në veprën e sajë “YJET NUK JANË TË KUQ -Saga e Melyshëve (V. 2013) , ajo do të shkruante.
“Heronjtë në vetvete janë njerëz idealesh. Besnik të ideve të tyre, e jo heronj të partive e të propogandës se tyre……Drama e tyre ishte një dramë Kreshnikësh..”
Me vendim të Komitetit të Veteranëve të Luftës nr. 147, Nikoll Melyshit i është dhënë statusi i “Veteran i LANÇ”.
Nga: MARK RICA
Ravenna me 13. 03. 2020
MEDIA INDEPENDENT