
Tre përsona dënohen me vdekje me giotinë. Njëri prej tyre ishte prift, tjetri gjyqtar, dhe një fizikant.
1) Të parin e marin priftin në tryezën e vdekjes. Ja vendosin kokën nën gijotinë dhe pyesin:
→ Cila është fjala juaj e fundit? Ai thotë: Unë besoj në Krishtin, Ai do të më shpëtojë.
Kur e leshojne giotinen, giotina ndalon disa cm para qafës së priftit. Njerëzit befasohen dhe gjithnjë bërtasin:
→ Lëshoni atë; Zoti e fali fjalën e tij! Kështu prifti shpëton nga ekzekutimi.
2) E marrin gjykatësin ne ekzekutim dhe e pyesin: Cila është fjala juaj e fundit? Ai thotë: Unë nuk besoj në Zot si prifti. Por unë i besoj drejtësisë. E leshojne giotinen, dhe giotina prap ndalon disa cm para qafës së gjykatësit. Njerëzit befasohen dhe bërtasin përsëri:
→ Ai tha fjalën e drejtësisë, lirojeni! Kështu që edhe gjyqtari shpëton nga prerja.
3) I vjen radha fizikantit. Edhe atij ia bejne pyetjen e njejte,cila eshte fjale jote e fundit?
→ Unë nuk jam as një prift që besoj në Zot dhe as gjykatës që i besoj drejtësisë. E vetmja gjë që di është kjo: Ka një nyjë në litarin e giotinës dhe ajo nyjë nuk lejon mekanizmin e giotines qe të zbritet plotësisht.
Kur oficerët kontrollojnë giotinën, ata vërtet shohin se ka një nyjë. E hapin nyjën dhe e lëshojnë përsëri, koka e fizikanit i shkeputet nga trupi.
Të tregosh nyjet, problemet faktet, në një komunitet budallenjsh mund të sjellin pasoja të dhimbshme!
Ata që guxojnë të thonë të vërtetën duhet të marrin edhe guximin të paguajnë çmimin me jete.
Nga: Marjan Dodaj
MEDIA INDEPENDENT