SHQIPËRIA NUK KA MUNDËSI TË PËRBALLOJE REFUGJATË

Nuk mund të pranohen 30 mijë refugjatë sirianë pa u mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare, sepse bashkë me to, ka rrezik të importohet ekstremizëm dhe të çekuilibroje marrdhënjet ndërfetare.

Av. Ndre Molla

Shqipëria nuk ka mundësi as ekonomike, as menaxhuese, as kontrolluese të presi 30 mijë sirianë. Ky plan ogurzi nuk ka arsye humanitare, aspak. Përkundrazi, arsyet struken te sjellja e ndërkombëtarve ndaj Ramës.
Mbështetja që i kanë dhënë, e po i japin, lidhet me kësoj nevojash që ka Europa.
Përndryshe, si mund të mbështetet një qeveri,
-edhe pse është kryeministri që mbushi Shqipërinë me drogë,
-edhe pse organizatat kriminale shqiptare po bëjnë kërdinë në Europë,
-edhe pse bashkqeveris me grupet kriminale në parlament, në pushtet lokal e kudo,
-edhe pse 300 mijë shqiptarë i ka dëbuar nga vendi i vet,
-edhe pse shkel hapur kushtetutën, ka kapur çdo institucion të pavarur,
-edhe pse e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë,
-edhe pse vetë ndërkombëtarët e rendisin Shqipërinë në vendet më të korruptuara të botës,
-edhe pse ka shkatërruar demokracinë duke zhvilluar zgjedhje moniste, e duke i vjedhur?!!!.
Në çdo rrethanë, një kryeministër me këto parametra do ta kishin bërë copë-copë Europa dhe Amerika.
Por me sa duket, pikërisht për të bërë Shqipërinë e shqiptarët në Ballkan copë-copë ka mbështetje.Sepse, copë-copë nuk bëhesh vetëm duke të cënuar territorin, edhe duke të tjetërsuar popullsinë.
Institucioni i Presidentit, Opozita, shoqëria civile, duhet me patjetër të kërkojnë transparencën e duhur, në mënyrë që të dihet se:
-A ka marrveshje për pranim?
-Kush e ka firmos?
-A është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare?
-Cilët janë kushtet?
-Sa do të qëndrojnë?
-Kush është statusi i tyre?
-Çfarë ndërtimesh strehuese do të bëhen për to?
Nuk mund të pranohen 30 mijë refugjatë sirianë pa u mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare, sepse bashkë me to, ka rrezik të importohet ekstremizëm dhe të çekuilibroje marrdhënjet ndërfetare. Nuk mund të kthehemi në shkarko të Europës. A i bëjnë pyetje vetes këta sharlatanët tanë se, pse nuk i merr Serbia këto refugjatët, përse nuk i merr Bullgaria, Kroacia, Hungaria…?
Mjaft është deportuar, dyndur, shkëmbyer e detyruar kombi shqiptar të shpopullohet, sepse, o kanë vendosur pushtuesit, o shërbëtorët e tyre. Duhet vemendje maksimale ndaj kësaj situate që të mos kthehemi në shtet multietnik.

Nga: Av. Ndre Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s