Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s`e ka pasur në dhe të huaj!

Kur vet njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut, viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Shqipërinë, por të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja.
“Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di ç’të mungon, s’di se ç’të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën e, pikë së pari herë-herë, pastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e u rritëm, ku qamë foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën.(F.K)”
Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që se ka pasur në dhe të huaj ! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë e të jesh larg për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri ! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut… (s’kishte shtet të Kosovës atëherë)
“Mirëpo mendova thellë se si pushtetarët në bashkim të ngushtë me krerët fetarë kanë bërë cmos për të asimiluar shqiptarët edhe fenë e tyre tradicionale. Osmanët kanë favorizuar ata që pranonin fenë myslimane, kanë vështirësuar jetën e të krishterëve me taksa të rënda dhe pengesa të tjera. Dhe në rastin konkret në Maqedoni, afër kohës së sotme, nuk tolerohej të jesh shqiptar ortodoks… Si në Greqi ku « nuk ka ekzistuar » një pakicë shqiptare – të gjithë grekër dhe pikë – Jugosllavia dhe sheti i pavarur i Maqedonisë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të rrënjosur në trurin e njerëzve: « Ju flisni shqip (fatkeqësisht) por ju jeni maqedonas. » Dhe shqiptarët ortodoks të cilët pranuan të bëhen « maqedonas » merrnin përfitime ekonomike dhe shoqërore.(Ullmar Quick)”
Pse jemi aq të lehtë, që të rekrutohemi? Për kë? Kush po na rekruton? Çfarë lakmie e dreqit të mallkuar, na shtyn që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urryera të botës? Ku janë fajet? Duhet të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Serbisë. Të vetëdijshëm apo jo, me para apo pa to, të gjithë jemi në kurthin e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke i shkuar mbrapa një të papriture e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë.
Të gjithë jemi me mendimin e Rilindësve se për ne shqiptarët s’ka formulim tjetër përveç atij që feja s’mund të shërbejë dot si një faktor lidhjeje kombëtare dhe duhet të kemi kujdes që ajo të mos marrë peshë të madhe më tepër se sa duhet në jetën tonë publike, e aq më pak në atë politike e intelektuale.
Ndezni dritat e civilizuara te ditëve të civilizuara për popullin e civilizuar !
Jam Europë, këndonte dikur një këngë dhe sa e kishim për zemër.
Nga: Fahri Xharra
MEDIA INDEPENDENT