Ma.Sc. Agim A. Krasniqi: Mirdita është një nga trevat ku gjaku Shqiptar më i pastër e gjen tek Mirditorët (Video)

Ma.Sc. Agim A. Krasniqi dhe gazetari Naim Abazi

Ma.Sc. Agim A. Krasniqi ishte i ftuar në emisonin Odeon Show që transmetohet në RTV21 të Kosovës nga gazetari Naim Abazi, ndër të tjera Z. Krasniqi në këtë emision ngriti lart vlerat e popullit të Mirditës të cilën do të shkëpuesim një pjesë nga ky emision ku flet për librin Udha e Brezave me autor Dr. Ndrec Molla nga Mirdita i cili që prej vitit 2014 jeton në Francë.

Ma.Sc. Agim A. Krasniqi: …ndërsa libri tjetër jam si domethënë ta quaj ashtu bashkëpunëtor në një libër të një mikut tim.
Gazetari Naim Abazi: Udha e Brezave Ndrec Molla.
Ma.Sc. Agim A. Krasniqi: Udha e Brezave Ndrec Molla një Mirditor i cili për fat të keq nuk ka mundësi të jetojë në shtetin shqiptarë, ka emigruar në Francë, jeton atje dhe për shkak të bindjeve të tija politike.
Gazetari Naim Abazi: Ou ka dhe kështu akoma?!
Ma.Sc. Agim A. Krasniqi: Ka akoma, akoma ka kështu, nuk ka mundësi që të shkojë në Shqipëri dhe librin e kemi botuar këtu në Kosovë, është një libër që përshkruan historinë e Mirditës sepse nëse e analizojme dhe i futemi thellë në histori Mirdita është një nga treva ku gjaku Shqiptar më i pastër e gjen tek Mirditorët.
Gazetari Naim Abazi: A zemra e Shqipërisë.
Ma.Sc. Agim A. Krasniqi: Zemra e Shqipërisë.
Gazetari Naim Abazi: Gjithmonë i kanë thënë profesor.
Ma.Sc. Agim A. Krasniqi: Shumë e saktë.
(Në sallë përsonat prezent duartrokasin)
Gazetari Naim Abazi: Doktor, magjister, profesor i nderuar po kam dëshirë me të thënë, të falenderoj shumë që erdhe sonte që promovuam bashkë këtu këtë punë tuajën të madhe se me i thënë libra po më duket pak, nuk është kurrëfare kortezie, dhe unë shpresoj që prej këtij momenti ju do ta keni gadishmërinë dhe televizionet tona e mediat tona do ta kenë gadishmërinë edhe më të madhe që të hapin pista dhe mundësi të trajtimit më të thukt të kësaj forme të të shpjeguarit të demokracisë edhe të zhvillimit të këtij vendi që ka shumë nevojë. Shumë faleminderit që ishe me ne, ishte kënaqësi.
Ma.Sc. Agim A. Krasniqi: Faleminderit.
Gazetari Naim Abazi: Shumë Faleminderit.

Ma.Sc. Agim A. Krasniqi përcillet nga studio e Odeon Show të RTV21 me duartrokitje nga gazetari Naim Abazi si dhe nga përsonat që ishin prezent.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s