Sa vjen e shtohet presioni nga krimi i organizuar në shqipëri.

Asnjëherë si më parë gjatë tranzicionit të vështirë drejtë demokracisë funksionale, që duket si një mision i pa mundur, presioni i botës së krimit, nuk ka qenë më i pranishëm dhe më këmbngulës se sot .
Nuk është dhe aq shqetësim fakti se bota e krimit dhe veçmas krimi i organizuar po ushtron një presion gjithnjë e në rritje ndaj ligjit dhe shtetit të së drejtës, por shqetësim i ngutshëm, më alarmante është fakti tjetër se krimi në shqipëri po tenton të paiset me agjendë politike, domethënë se nuk i mjaftojnë politikanët e korruptuar por tentojnë të bëhen pjesë në politikë dhe të marrin pjesën kryesore…
Po afrohet viti i katërt pa asnjë funksionim i plotë nëpër gjykatat e drejtësisë, duke ja lënë radhën SPAK apo BKH.
Me ndërhyrjen e OFL lind dyshimi se në rrjet po bien peshqit e vegjël, madje të mbajtur nëpër resatet e kontrolluara dhe që ushqehen me atë që u japin të tjerët…
Por peshku thonë qelbet nga koka dhe për këtë ndoshta SPAK po pret rezultatin e 2 marsit!!!!.
Ose është një plasaritje midis kokave që kanë afro 30 vite që ndajnë pushtetin, ose do të kemi marrveshjen e radhës me 1 prill, siç ndodhi në 2013.
2 mars është dhe një sinjal për BE, në takimin e radhës në Zagreb. Sinjal i cili gjithmonë ju shkon për shtat oligarkëve dhe politikanëve tanë por në dëm të popullit shqiptarë i cili veçse po larkohet nga trojet e tyre arsyet kryesore janë siguria, prona dhe ekonomia.
Sot i takon mazhorances së majtë të keë faturën e kësaj katastrofe në dorë por nuk është se e djathta e pastër në këtë histori , madje është ajo që ia dhuroj gjithë pushtetin së majtës.
E gjitha ka ndodhur me ritëm frenetik gjatë gjithë periudhës së pjuralizmit politik në shqipëri.
Po të donte opozita duke parë kuterbimin e bandave që kanë rrëmbyer pushtetin së pari dehej të propozonte dhe të inicionte një sistem zgjedhor krejt ndryshe, gjithçka të ishte e kontrolluar si në pasqyrë dhe të mos ekzistonte as trafiku e as shitblerja e votës. Të bëheshin transparente financimet e partive politike.
Të përzgjidheshin specialistë të pavarur për numrimin e votave, duke depolitizuar KQZ-në.
Kështu 2 marsi 2020 është një zvarritje për mosfunksionimin e të gjitha këtyre premtimeve të bëra këto 10 vitet e fundi nga të gjitha krahët politike por s’është bërë asnjëra.
Marrja e pushtetit është bërë duke premtuar dhe përsëri presidenti që ishte shkaktari i 21 janarit ku u vranë katër protestues të pafajshëm, dëshiron të protestojë para kryeministrisë me 2 mars 2020 sepse don të përjetësoje pushtetin e tijë bashkë me Lulzim Bashën (ish ministri i brendshëm të vitit 2011)
Dhe me Edi Ramën (ish krytari i ps i opozitës dhe kryetari i bashkisë së Tiranës në 2011).
2 marsi i zotit president është një fjasko si 21 janari i 2011 me protogonistët e njëjtë, të cilët nuk kanë zbritur asnjë moment nga pushteti minimalisht këto 20 vitet e fundit.
Nga: Fran Kamshi
MEDIA INDEPENDENT