
Po risjellim në vëmendje një publikim të bërë më 27 janar 2016 nga gazetari Leon Molla në mediat shqiptare i cili hedh dritë mbi autorët e ekzekutimit të Zef Margjinaj, humanistit mirditor që u ekzekutua me urdhër të qeverisë së kohës.
Jeta e Zef Margjinaj u shua në mënyrë të papritur.
Kurë u hap lajmi në Shqipëri për vdekjen e tij të gjithë mbajtën frymën, pyesnin njerëzit si vdiq ky hero i luftës antikomuniste.
Populli u informua me gënjeshtër se ndërroi jetë nga një aksident automobilistik dhe e mbyllën menjëherë qështjen, por e vërteta është ndryshe.
Vdekja e tij erdhi si pasojë e prapaskenave dhe njerëzve të paguar nga Shteti Shqiptar për të mbyllur qëllimin e tyre që kishin prej kohësh për likujdimin e tij fizik.
Ardhja në Shqipëri vuri në lëvizje përsona të caktuar për të ndjekur aktivitetin që zhvillonte në vend.
Menjëherë solli në Mirditë ndihma humanitare për të nxjerr vendin nga kriza ekonomike që sapo ishte shkëputur prej regjimit komunist dhe rruga ishte nisur drejt demokratizimit të vendit.
Takimet me popullin e Mirditës ishte i përzemërt dhe u mirëprit me respekte të veqanta.
Ideja e Zef Margjinaj për të zhvilluar referendumin që të shpallte Mirditën Republikë dhe shkëputjen totale të Mirditës nga Qeveria Shqiptare u prit pozitivisht.
Pas disa diskutimeve në TVSH me politikanët dhe pjesën intelektuale të vendit u largua në drejtim të Italisë për t’u kthyer përsëri në Atdhe me plotësuar qëllimet e tij dhe popullit Mirditor.
Ishte rruga e fundit dhe më Atdheun e tij nuk do e shikonte, pasi do e likuidonin për të mbyllur në mes dhe përgjithmonë dëshirën e një populli.
Në mesditën e 9 shkurtit 1992 Ylli Bufi do niste përsonin me inicialet NT për të kryer detyrën që i ishte caktuar.
Nga auroporti i Rinasit zbarkon në Romë Itali të cilin e prisnin përsona të tjerë që po e ndiqnin lëvizjet e Zef Margjinaj.
Në mëngjes e 10 shkurtit 1992 Zef Margjinaj në kafe që ishte i shoqëruar me Petrit Llaftiun deputetin e PD të Shijakut, zhvilloi një bisedë telefonike me Shqipërinë, pastaj ngrihen të dy për të shkuar në një takim zyrtar.
Përsonat që e kishin nën survejim e prisnin jashtë ambjenteve të lokalit.
U ngjitën në automjet dhe vazhduan rrugën, përpara makinës që rrugëtonte Zef Margjinaj parakalon një makinë të cilën ishin përsonat që kishin ngritur kurthën e likujdimit dhe tjetra makinë e madhe ishte pas makinës së tij.
Në një kthesë makina e parë ndalon shpejtësinë me qëllim ndalimin e shpejtësisë së makinës Zef Margjinaj, makina tjetër e qëllon me forcë nga mbrapa duke e përplasur makinen e Zef Margjinaj në pordure dhe të dy automjetet largohen në drejtim të paditur.
Të dy të vdiqën në vend, pasi përplasja ishte e fuqishme.
Pas kësaj ngjarje mediat italiane publikojnë vdekjen tragjike.
Papa Gjon Pali-II fton urgjentisht Presidentin e asaj kohe Sali Berishën në Vatikan dhe kurë u pyet nga Kreu i Vatikanit në lidhje me vdekjen e tij, Sali Berisha llustron bisedën duke e cilësuar si vdekje aksidentale dhe sapo erdhi në shqipëri mbylli qështjen e Zef Margjinaj.
Menjëherë u thirr përsëri Sali Berisha në Vatikan nga Papa Gjon Pali-II dhe u diskutua rreth kësaj qështje të cilën Sali Berisha e di mirë se pse.
Jo që nuk mbaroi porositë e Papës, por u vodhën të gjitha fondet që i kishte lënë Zef Margjinaj për Mirditën.
Vrasësi i Zef Margjinaj u mbrojt nga të gjitha qeveritë, poashtu mbrohet dhe është caktuar në funksione të larta në Qeverinë aktuale.
Një pjesë të shënimeve origjinale të ndjerit Zef Margjinaj i kam lexuar vetë përsonalisht dhe për këtë përsonazh kam reflektuar me kohë në Shtypin Shqiptarë dhe kjo është thjeshtë një shkrim që t’ju bëj me die se Ylli Bufi likujdoi një hero antikomunist, pra likujdoi Zef Margjinajn. Shkruan gazetari Leon Molla
MEDIA INDEPENDENT