
Ta bësh punën ashtu siç duhet është një gjë e vështirë për çdo njeri, aq më shumë për një shqiptarë pa llogaitur një shqiptarë që ka në duart e tij fatin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Kjo nuk e shmang aspak nga përgjegjësia klasën politike shqiptarë që e ka lënë Shqipërinë jashtë europës dhe emigrantët shqiptarë jashtë atdheut duke iu mohuar edhe kthimin e tyre në Shqipëri.
Si mendojnë europianët për shqiptarët dhe për identitetin e tyre?
Shqiptarët për europianët janë europianë aq sa janë edhe turqit, kaq mjafton!
Europianët flasin për gjëra boshe për shqiptarët si përshembull për emigracionin, kur dihet se ai nuk ekziston në shqipëri sepse realisht nuk ka shqiptarë për të ikur nga Shqipëria.
Për ata emigrantë shqiptarë që flet europa janë ata emigrantë që paraqiten si shqiptarë që në fakt nuk janë të tillë, dhe ata emigrantë e refugjatë që janë problematikë që venë e vijnë në europë për shkak të problemeve dhe proçedrave që kanë me drejtësinë, dhe ata të cilëve ju mungon leja e qëndrimit në europë ose iu është refuzuar kërkesë-azili!
Flasin për trafik droge kur dihet që tashmë hashashi ka arritur në hapsirë dhe po kultivohet në stacionin « Mir » për të përcaktuar vlerat e tij të jashtëzakonshme për kërkime shkencore, kurse në Shqipëri vazhdon të flitet akoma për mbjellje dhe kultivim hashashi, gjë që mund të rregullohet shumë thjeshtë me një ligjë në parlamentin Shqiptarë.
Nuk duhet të harrojmë se hashashi është bimë që i përket florës shqiptare, ndërsa për drogat e forta flitet vetëm atëhere kur ata trafikantë prekin interesat e europianëve duke rënë në kurthet e tyre dhe ata që kalojnë vijën e kuqe, domethënë që bëjnë krime dhe vrasje ose manipulohen nëpërmjet krimeve dhe vrasjeve.
Në Shqipëri flitet akoma për kontrollin e mediave të lira dhe revolucionin ku tashmë është pranuar dhe provuar se ndaluesit e revolucionit në kapitalizëm janë vetëm dy faktorë që e ndalojnë:
- Mediat e lira.
- Reformat (të vazhdueshme dhe të pa ndërprera).
Sëfundmi ka dalur një ide e re ose siç i themi ne shqiptarët « risi », mohimi i realitetit.
MEDIA INDEPENDENT