Po pse a ka ligje në botë zotni, që të dënojë mendimin?

Mirash Ivanaj (1891-1953)

– A e more vesh, mor ti?
-Jo mor zotni, ç’ka me marr vesh?
-Je i dënuar me 7 vjet burg!
-Po për ç’ka jam dënue mor zotni?
-Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.
-Po unë sa kam ardhë prej Turqie, s’kam fole me njeri, përveç punës arsimore.
-Po me atë mendim ke ardhur prej andej që të bësh propagandë.
-Po pse a ka ligje në botë zotni, që të dënojë mendimin?
-Mbylle gojën se je i dënuar!

Fjalët e fundit në procesin farsë në të cilin regjimi bolshevik dënoi me shtatë vjet heqje lirie krye reformatorin e arsimit kombëtar, Mirash Ivanajn.
Jeta e mjeruar dhe puna shumë e rëndë në burg si përkthyes sollën degradimin e shpejtë të shëndetit të Mirash Ivanajt.
Thuhet se disa javë para ditës së lirimit nga burgu ai i ka dërguar drejtorit një letër ku i kërkonte atij ta mbante në burg se nuk kishte ku të shkonte për të banuar dhe nuk kishte asnjë të ardhur për të jetuar.
Por, i dërrmuar nga puna e rëndë dhe kushtet e tmerrshme të burgut, më 22 shtator të vitit 1953, 12 ditë para mbarimit të afatit të dënimit të tij, ai mbylli sytë për jetë.
E mbylli jetën në moshën 62 vjeçare. Në këtë mënyrë Shqipëria humbi një ndër bijtë më të mirë të saj.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s