JA PSE PRINCI I MIRDITËS U THIRR NË FRANCË

Princi i Mirditës Preng Bib Doda në Hotel de Ville, Luis Pradel, Lyon-Francë

Disa vite më parë në arkivat franceze zbulova një fotografi të veçantë të Princit të Mirditës Preng Bib Doda të cilën e postova në rrjetet sociale (kjo është fotografia, por jo e plotë) dhe kishte reagime të shumta që disa komentues hidhinin hipoteza që fotografia ishte bërë në Austri, por jo, fotografia ishte bërë në france dhe konkretisht në Hôtel de Ville, Luis Pradel, Lyon.
Fotografia është bërë në vitin 1909 në momentin që Princi Preng Bib Doda po dilte nga takimi me disa diplomatë francez.
Lind pyetja pse u thirr Princi i Mirditës në Francë?
Ai u thirr nga autoritetet franceze për të diskutuar rreth situatës në Shqipëri, u diskutua dhe për shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë në vitin 1902 në Kishën e Shën Markut në Fanë Mirditë ku morën pjesë delegatët e Shkodrës, Malsisë dhe Kosovës, por nuk morën pjesë delegatët e jugut.
Kështu që shpallja e Pavarsisë nuk u realizua sepse Shqipëria pa prezencën e jugut shpallej e cunguar dhe rrezikonte që jugu i vendit të aneksohej dhe të coptohej nga sllavët dhe greqia.
Më e turpëshme ishte që delegatët e jugut nuk e pranuan këtë sepse sipas tyre kjo Pavarësi po shpallej nga Italianët (Arbëreshi Terenc Toçi) dhe francezët e jo nga « miku i madh » i shqiptarëve turqia.
Humbi një shanc Kombi jonë që të bashkoheshin të gjitha trevat e kjo ndodhi për disa karaxhozlliqe të disa Shqiptarëve që ishin deputetë në parlamentin turk.
Në vitin 1908 Princi Preng Bib Doda u kthye nga internimi që po e mbanin peng turqit prej disa viteve dhe një vit më vonë u thirr në Francë të cilët francezët kishin plan që Princin e Mirditës ta shpallnin Mbret të Shqipërisë dhe të vendosnin kufijt sipas planit të vitit 1902 që e gjithë territori Shqiptarë të bashkohej në një.
Gjithçka shkoj perfekt, por në Shqipëri do të përdornin përsëri dallavere e ky plan nuk do të realizohej.
Gjithçka ishte planifikuar më parë nga bejlerët që kjo Pavarësi të bëhej në Jug e cila u realizua 3 vjet më vonë dhe Ismail Qemali shpalli një Shqipëri të Pavarur dhe të coptuar nga katër anët e saj.
Nuk priti as delegacionin e Kosovës që të ishte prezent në momentin e shpalljes së Pavarsisë, dhe kjo ishte e qëllimshme.
Vetë Princi i Mirditës refuzoj ftesën të ishte pjesmarrës në momentin e shpalljes së Pavarsisë, por në vend të tij caktoi Dom Nikoll Kaçorrin, por përsëri Princi i Mirditës e mbështeti këtë Pavarësi donëse ishte një Pavarsi e shpallur sipas porosive të turqisë që ishte në dëm të trevave tjera të Shqipërisë.
Dy vite më vonë doli hapur qëllimi i turqisë, këta shtyrën Haxhi Qamilin për të zhvilluar një revoltë islamike në dëm të interesave të Kombit Shqiptarë.
Fatmirësisht u shtyp në kohë kjo revoltë falë ndërhyrjes së forcave të Mirditës në Durrës të cilët u mbështetën nga forcat e ardhura nga Kosova.
Haxhi Qamili pasi u kap rob, forcat e Mirditës e varin në mes të qytetit të Durrësit, me këtë mori fund revolta e organizuar nga turqit për të shkatërruar dhe këtë copë Shqipërie të Pavarur.
Me 24 janar 1919 Ismail Qemali u helmos nga Italianët me porosi të francezëve, inati i francezëve ishte se pse nuk pranuan planin e tyre që të shpallnin Pavarsinë e një Shqipërie duke mos lënë asnjë trevë të saj jashtë kufijve me udhëheqës Princin e Mirditës Preng Bib Doda si Mbret i Shqiptarëve.
Ky plan u prish nga Ismail Qemali dhe bejlerët e jugut, vrasja e tij në Perugja do të vijonte me vrasjen e Princit të Mirditës dy muaj më vonë, konkretisht me 22 mars 1919 në afërsi të Lezhëz vritet Princi Preng Bib Doda i cili në momentin e vrasjes ishte i shoqëruar dhe nga konsulli anglez.
Kjo vrasje u krye me pagesë të shtyrë nga konjukturat serbe.
Më në fund e vranë shtyllën e Kombit Shqiptarë Preng Bib Dodën Princ i Mirditës, kandidat për Mbret të Shqiptarëve, miku i madh i italianëve, anglezëve dhe francezëve e njëkohësisht Nuni i Napoleonit III-të të Francës.

Nga: Leon Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s