Fotografi e rrallë: Mbreti Zog në varrimin e nënës së tij

Kjo fotografi është shkrepur nga gazetarë të huaj që ishin në ceremoninë e varrimit të Nënës Mbretëreshë Sadije Toptani zhvilluar me 26 nëntor 1934.
Në fotografi dallohet Mbreti Zog-I dhe motrat e Mbretit Zog duke vajtuar, poashtu gjeneralë të lartë dhe ushtarë të Monarkisë.

Sadije Toptani u lind në Tiranë më 28 gusht 1876, e bija e Emin bej Toptanit, pjesëtare e degëzimit të Toptanëve të Pishës të familjes feudale me ndikim në Shqipërinë e Mesme.
Më 1891 u martua me Xhemal pashë Zogollin dhe nga kjo martesë i lindën 7 fëmijë. Mbreti i mëvonshëm i shqiptarëve, Ahmet Zogolli, ishte fëmija i dytë dhe lindi më 8 tetor të vitit 1895. Pas vdekjes së të shoqit, ajo u bë zonjë konaku, administratore e pronave si dhe edukatore e fëmijëve. Mirëpriti dhe ndihmoi nevojtarët gjatë Luftës së Parë Ballkanike.
Nën kujdesin e saj u themelua më 1928 shoqëria « Gruaja shqiptare » ku kryetare ishte e bija, Princeshë Sanija.
Nana Mbretëreshë ndihmoi çdo nismë e veprimtari të kësaj shoqërie, moralisht e financiarisht, duke u bërë nismëtare për përparimin e gruas shqiptare jo vetëm në realitetin e kohës.
Gjatë mandatit të birit të saj si president dhe gjatë kohës që ishte mbret, ajo pati një ndikim të madh mbi të.
Ndërroi jetë në Durrës më 24 nëntor të vitit 1934. Ceremonia e varrimit u zhvillua më 26 nëntor 1934 në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
U varros në vendin e quajtur Kodra e Gështenjës, në krah të djathtë të rrugës aktuale automobilistike Tiranë – Elbasan, në jug të Pallatit Mbretëror.
Me porosi të Mbretit Zog, arkitekti Qemal Butka, i frymëzuar nga motivet e arkitekturës islame, por me një konceptim modern, ndërtoi një varr-mauzoleum skulpturor, dyert e të cilit u hapën më 30 dhjetor 1935.
Më 17 nëntor 1944 mauzoleumi u prish me dinamit nga komunistët.

Shënim: Kjo fotografi e veçantë u mundësua nga Leon Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s