PORDHOPOL

Pordhën mos e pirdh dokudo. Pordhën pjerdhe ku pordha vlerësohet, nderohet, në mes të katundit. Ku pordhën po ta kërcasësh me mënyrën dhe aromën e duhur, thonë për ty fjalët më të mira, të ftojnë për kafe, dreka, darka, qoka. Katundi ynë nuk është fshat, qytezë, qytet, apo metropol. Katundi ynë është pordhopol. Ne banorët e pordhopolit jemi pordhacakë, pordhanjosë, pordhamanë, pordhëtarë. Unë vetë jam një pordhëtar pordhopoli. Këtu në pordhopol, i vetmi mjet për të çarë në jetë është pordha. Ne pordhëtarët pordhopolitanë, në dallim nga budallenjtë e tjerë të botës, nder e lavdi nuk kemi punën, kemi pordhën. Këtu në pordhopolin e pordhacakëve po i the tjetrit « punë të mbarë » e bën hasëm. Ama po i the « pordhë të mbarë » e bën mik për kokë. Ne pordhëtarët e pordhopolit mes pordhësh gdhihemi, ngrysemi, lindim, vdesim. S’kemi muhabet tjetër ne veç pordhës; pordha jote, pordha ime, pordha e këtij, pordha e atij, pordhë kot, pordhë plot, pordhë për pordhë, pordhë për hall, pordhë për sebep, pordhë dhe vetëm pordhë. E gjithënjohura “pordhë me rigon” për shembull, këtu në pordhopol nuk është e vetmja pordhë e sofistikuar. Ne pordhacakët pordhopolitanë pordhën e gatuajmë edhe me mish, me presh, me spinaq, me qepë, me hudhra. Veç turlisë me pordhë që specialiteti ynë i preferuar dhe nuk mungon asnjë çast në tavolinat tona, ne pordhopolitanët me pordhë bëjmë edhe ëmbëlsira, kadaif, revani, bakllava, madje bëjmë edhe tavë me pordhë të mbushura. Pordhët në pordhopolin tonë në varësi të rrethanave variojnë nga pordhët e heshtura, pordhët bombë, pordhët artistike, pordhët sizmike që tundin dheun, pordhët karizmatike përmes të cilave intelektualët tanë mahnitin miletin, deri tek pordhët e larta, pordhët historike, pordhët patriotike, pordhët akademike, pordhët filozofike. Ne pordhacakët e pordhopolit nuk pjerdhim pordhë të njëllojta. Secili pordhën e vet. Pordha pordhës nuk i ngjan. Ka pordhë e pordhë. Ka pordhë të shtëna në momentin e duhur nga njeriu i duhur në mënyrën e duhur për të bërë efektin e duhur, po ashtu si ka edhe pordhë të shkuara dëm, kotmëkët pa asnjë efekt. E kam për nder dhe e konsideroj Fat që jam pordhëtar pordhopolitan. Kemi në pordhopolin tonë plot pordhëtarë dhe pordhologë të shquar që pordhën e njohin me rrënjë. Kemi studiues të regjur pordhësh të cilët njohuritë e tyre pordhologjike i pjerdhin rregullisht nëpër gazeta pordhacake, revista pordhanjose, televizione pordhëtare. Kemi gjithashtu komisione të posaçme për promuovimin e pordhëve dhe shkencës së pordhologjisë përmes dhënies së çmimeve e dekoratave si “Pordha e Merituar”, “Pordha e Kombit”, “Pordha e Popullit”, “Pordha Patriotike”, « Pordha Diasporike ». Për dhënien e titujve kemi ngritur juri me ekspertë të famshëm në fushën e pordhologjisë që seleksionojnë dhe vlerësojnë me kujdesin më të madh pordhët e të gjitha llojeve dhe nënllojeve; Pordhë nga para, pordhë nga pas, pordhë nga brënda, pordhë nga jashtë, pordhë nga lartë, pordhë nga poshtë, pordhë frontale, pordhë anësore, pordhë tërthore, pordhë diagonale, pordhë vertikale, pordhë spirale, pordhë rrethore, pordhë trekëndore, pordhë kuadratike, pordhë kubike, pordhë piramidale, pordhë shumë dimensionale, pordhë multifunksionale, pordhë primitive, pordhë integrale, pordhë e ngrohtë, pordhë e ftohtë, pordhë firmato, pordhë e piratuar, mono pordhë, multi pordhë, pordhë lokale, pordhë ndërkombëtare, pordhë kolosale, pordhë totale, pordhë stratosferike, pordhë astronomike, minipordhë, maksi pordhë, stërpordhë, super pordhë, mega pordhë, giga pordhë, pordhë direkte, pordhë e nënkuptuar, pordhë e formatuar, pordhë e zipuar, pordhë e enkryptuar etj. Jeta në pordhopol është e tëra një kampionat pordhe ku garojnë parreshtur pordhanjosët më të talentuar të cilët hedhin pordhë nga më të ndryshmet; pordhë të madhe, pordhë të vogël, pordhë batare, pordhë me të shtëna një nga një, pordhë nazelie, pordhë lozonjare, pordhë tradhëtare, pordhë qesharake, pordhë serioze, pordhë që zgjat, pordhë që bëhet për një çast, pordhë me pasoja imediate, pordhë me sahat që plas pas një kohe, pordhë që e bën kur do vetë, pordhë që të shpëton, pordhë e folur, pordhë e shkruar, pordhë e printuar, pordhë elektronike, etj. etj. nuk po t’i rendis të gjitha se duke folur më merren ment, mund të më vijë për të pjerdhur, dhe pordhën s’dua ta humbas, por ta shes. Mos kujto se po ja fus pordhës. Nuk po flas për pordhë. S’lë pordhë të më shkojë dëm. Kam ngritur tre vila dhe kam blerë pesë makina me pare pordhësh. S’dimë mënyrë tjetër për të fituar ne pordhopolitanët pordhologë veçse duke shitur pordhë. Kaq e përhapur është pordha në pordhopolin tonë sa, pordhën, e cila, siç ka dalë nga studimet më të fundit, është më unikale edhe se shenjat e gishtave, ne pordhamanët e përdorim si mjet identifikimi, pasaportë, kartë identiteti. Ne nuk e pyesim tjetrin për emrin, mbiemrin, moshën, grupin e gjakut. I themi të pjerdhi. Prej aromës, krismës, dhe kohëzgjatjes së pordhës, ne mësojmë për fatin e tashëm dhe të ardhëm të pordhacakëve tanë më tepër se çdo sferë e kristaltë, magjistar, psikanalist, apo llum kafeje. Për ta njohur një dikënd, s‘është i rëndësishëm emri që ai mban por pordha që ai bën. Më thuaj çfarë pordhe bën, të të them se cili je, themi ne pordhopolasit. Pa pordhë nuk çahet jeta. Nga pordha, për pordhën, me pordhën, ne bëjmë mbledhje, mbajmë kongrese, sympoziume, organizojmë panaire, shkruajmë libra, kompozojmë muzikë, vemë në skenë pjesë teatrale, bëjmë filma. Rrofshin pordhët. Rroftë pordhopoli. Lavdi pordhëtarëve.

Nga: Edison Ypi
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s