I KAM VRARE 300 GJERMANË

Tek çezma jonë, ndënë fshat
Vjen një gjerman, vet’ fillikat.
S’doli kush ti bënte pritë,
Si të vinte, për një vizitë
Arti i luftes, qënka shkencë
Na pushtoi fshatin, pa rezistencë

Mbasi fshatin ka pushtuar
Aty tek çezma, lan sy e duar
Pi njëher’ ujë, vetëm një herë,
Dhe krisi iku, e u bë erë,
Por, për ironi të fatit
Harron helmetën, mbi çezm’ të fshatit

Çështje e madhe, bëri bujë
Mbeti fshati, keq pa ujë
Duan ujë, po kujt ja mban
Ja ësht’ helmetë, por n’ësht’ gjerman?

Frikë, frikë, mos e pyet
Mbushëm brekët, vaj medet
Fshati ynë, mbahet për trima
Ku ka trima, ka dhe vrima
Prisnim fshehur pas dritares
Se mos vijnë të çlirimtares

Kur një ditë, Bako çobani
S’dinte gjë, kthehej nga stani,
Sheh mbi çezmë një helmet’ gjermani
…-Eh ç’kusiçkë për fasule
Mall gjermani xhan o lule
Merr kusiçkën, me ne ish fati
Urra!!!…. u çlirua fshati

U hap nami për Bako trimin
Trim i madh, solli çlirimin
Çoban trim hero i gjallë
Gjermanisë i bëri ballë
Dhe e ngritën në piedestal
I dhan’ gradën gjeneral

Gjeneral supe spaleta
Bato kusiçka helmeta
Dekoratat numuronte
Sa dhe syve s’u besonte
Thoshte shpesh, o dreq o punë
Të jem unë, të mos jem unë

Merr medalje, Bako fatlumi
Nga Partia, nga presidiumi
Nga Mehmeti e nga xhaçka
Mbushur gjoksin plot kapaçka
Mburrnin Bakon, vend pa vend
Gjer i iken, dy fijet mend
Veç dëgjoje, bre miku im
Kur ngre grushtin, e mban fjalim

-Unë,-thotë- se njoh rrezikun
Trup me trup, luft’ me armikun
Nga fitorja në fitore
Ndër beteja madhështore
Ndër beteja e ndër luftime
Shum’ kam vrarë, me dorën time
Trup me trup, luft’ në Tiranë
Vrava plot, 300 gjermanë

Ky është Bato kapedani
Bato tenxhere gjermani
Bato kusiçka, gjenerali
I brumosur nga ideali
Për ideal jeta i iku
Mbron atdheun nga armiku
Vigjilent ruante telat
Nga armiqt’ e kriminelat

Ka vrar’ anti, Enverista
Kapitalista revizionista
Dhe diversanta, dhe tradhëtarë
Se mban mend, sa shum ka vrarë
Sot dëgjova, për katranin
Paska vrarë, dhe Hamit Matjanin
Po kërkon,…. dhe Met Fidanin

Nga: Meti Fidani
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s