
Florenc Beqiraj
Në muajn dhjetor 2017 në Marseille Francë brenda qelisë së burgut u vra 28 vjeçari nga Shkodra Florenc Beqiraj dhe nga ana e shtetit francez u tha se i ndjeri Beqiraj ishte vetëvarur brenda qelisë së tij.
Kjo u hodh poshtë nga gazetari shqiptarë Leon Molla i cili e bëri publik lajmin që Florenc Beqiraj ishte masakruar brenda qelisë dhe pastaj e kishin lidhur me litarë në fyt, shenjat e litarit dalloheshin qartë.
Pas lajmit të bërë publik nga gazetari Molla pati regaime të forta në Shqipëri të cilët kërkonin zbardhjen e ngjarjes, fatkeqësisht deri tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar se si ka ndërruar jetë i ndjeri Beqiraj.
Aleksandër Hasalla
Në muajn qershor 2018 vdes në burgun e Fleyre-Mérogis 38 vjeçari Aleksandër Hasalla, ai u akuzua nga autoritetet franceze që në muajn dhjetor 2016 i kishte dhënë armë terroristit Mohamed Bouhlel. Ky i fundit rrëmbeu një kamion dhe hyri me të në mes një turme njerëzish, ndërsa më pas qëlloi edhe me kallashnikov, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave si dhe u plagosën 450 të tjerë.
I ndjeri Hasalla u akuzua për këtë dhe u burgos, por në muajn qershor 2018 u njoftua nga autoritetet franceze se kishte kryer vetvrasje, ndërsa familjarët e të ndjerit thonë që është vrarë në burg.
Liman Meta
Në ditëte para të muajt shkurt 2019 ndërron jetë në burgun La Talaurdiere, Saint Etienne 46 vjeçari Liman Meta dhe sipas dëshmive të shqiptarëve të tjerë që ndodheshin bashkë me të në burg i ndjeri Meta më parë kishte patur probleme me gardianët e burgut dhe kishin ushtruar dhunë fizike disa herë mbi të.
Ditën që i ndjeri Meta kishte ndërruar jetë sipas institucionit të burgut u tha që kishte bërë vetëvrasje, por shqiptarët që ndodheshin aty kanë rrëfyer që ditën e vdekjes e kishin parë i cili nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë depresioni, por ishte i qeshur dhe normal si çdo ditë tjetër.
Mentor Rexha
Ditët e fundit komuniteti shqiptarë në francë është tronditur përsëri nga vdekja e 36 vjeçarit Mentor Rexha.
Ky lajm nuk u bë publik nga autoritetet franceze, kjo ngjarje u morë vesh vetëm kurë motra e të ndjerit u prononcua në median shqiptare që në trupin e vëllait të saj kishte shenja dhune.
Nga fotografitë e publikuara shikohen qartë shenjat e dhunës që janë ushtruar ndaj të ndjerit si goditje dhe hematoma në kokë, shenjë litari në fyt dhe shenja të tjera dhune në të gjithë pjesët e trupit.
Ka disa vdekje të tjera të shqiptarëve në burgjet franceze por nuk janë bërë publike, shteti shqiptarë nuk ka reaguar asnjëherë ndaj këtyre ngjarjeve, ndërsa ambasada shqiptare në Paris nuk intersohet në rastet e vdekjeve dhe nuk ndihmon financiarisht familjarët për kthimin e trupave të pajetë në Shqipëri duke u justifikuar që nuk kanë para, ndërsa ambasadori dhe punonjësit e ambasadës bredhin rrugëve të Parisit, pronotojnë hotele luksoze dhe drekojnë apo darkojnë nëpër restorantet vip të cilët paguajnë shuma marramendëse.
Ky është krim nga amabasada sepse me taksat e popullit të varfër Shqiptarë ata bëjnë jetë luksi nëpër Paris.
MEDIA INDEPENDENT