Shqipëria në 30 vitet e ardhshme

Shqipëria, po të shprehemi në gjuhën e kritikës muzikore në 30 vitet e ardhëshme do të jetë varianti « Vangjelist » i arjes së operas Mrika të Preng Jakovës.
Shqipëria përveç të tjerave do të ketë edhe panteonin e politikanëve të saj që i shohin dhe i ndigjojnë çdo ditë në foltoret e tyre nëpërmjet rrjetiteve sociale online, ose thënë ndryshe Shqipëria do të ketë kopshtin me shtatoret e politikanëve të saj të vendosur në jë vend të qetë dhe atraktiv larg njerëzve të besditshëm dhe larg zhurmave e poterexhinjve ku nuk pepëtinë as miza dhe ku nuk ndigjohet as kënga e zogjëve e blegërima e bagëtisë si përshembull tek « Mali me Gropa » për meritat e tyre të veçanta e të shquara si dhe shembullin vetësakrifikues e paepshërisë në krijimin, udhëheqjen, ndërtimin, konsolodimin e administrimin e shtetit shqiptarë.
Shqipëria edhe në pak vite do të vazhdojë të boshatiset sepse tani e kanë rradhën për të ikur nga shqipëria ata njerëz të cilët kanë vënë para e pasuri në vitet e kaosit e tranzicionit post-komunist ose vitet e demokracisë siç quhet ndryshe.
Shqiptarët nuk kanë arsye të shqetësohen dhe duhet të jenë optimistë se boshatisja e shqipërisë prej shqiptarëve paradoksalisht do të konkludojë me krijimin dhe konstruimin e institucioneve të pavarura si dhe formimin e shtetit demokratik institucional e ligjorë në shqipëri.
Shqiptarët nuk do të kenë më në krye të tyre një kryetar pozite që aktualisht është kthyer në një drejtor poste ku pret e përciell dosje që i vijnë nga europa dhe bota, dhe një ish kryetar pozite që i është zmadhuar tëmthi i mëlqisë e bërë më i madh se vetë mëlqia nga marazi i dështimit të revolucionit, si dhe një kryetar opozite të izoluar në mes të dyve që zdin nga t’ja mbajë si « plaka mes dy bukëve ».
Shqipëria do të bëhet dhe do të mbushet me njerëz dhe popull sepse shqiptari e ka shtëpinë e tij për mikun dhe Zotin, sepse shqiptari është mikpritës dhe besimtarë i pashoq që nuk ja gjen të dytin në botë si ai për Besë, Fe e Atdhe.
Shqipëria do të bëhet dhe do të popullohet sepse ndryshimet klimaterike në këto 30 vitet e ardhëshme parashikojnë zhvendosjen e popullatave të shtërnguara nga përmbytjet, thatësirat, zjarret globale që do të jenë në numër më shumë se 1 miliard të rraskapitur dhe fatkeqësia e këtyre njerëzve do të jetë fatlumturia e shqipërisë ku falë edhe harmonisë sociale e fetare shqipëria nuk do të bie në 1 miljon banorë siç parashikojnë të dhënat e fundit (pesimistët), por ajo do të arrijë në mbi 3 milion banorë siç ka qenë para fillimit të emigrimit masiv të shqiptarëve ndoshta edhe më shumë në numër sepse kapacitetet burimore, materiale e natyrore shqipëria i ka, edhe infrastruktura e duhur po ngrihet si dhe shteti për tu administruar me ligj dhe institucionet e pavarura po ndërtohen.
Pra askush s’ka pse të merakoset për shqipërinë e shqiptarët sepse punët janë dhe i kemi në vijë.

Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s