Bruksel: Atë që nuk mund ta bëjë politika, e bën Kisha Katolike Shqiptare

Imzot George Frendo dhe Imzot Gjergj Meta me diplomatët e BE-së në Bruksel

Përfaqësuesit e kishës Katolike Shqiptare vijojnë takimet në Bruksel të cilët Imzot George Frendo dhe Imzot Gjergj Meta janë ftuar nga zyrtarët e BE-së për të dëgjuar mendimin e tyre.
Prej dy ditëve vijon takimi intensiv mes përfaqësuesve të Kishës Katolike Shqiptare dhe zyrtarëve të BE-së.

Postimi i plotë i faqes: Dioqeza Rrëshen

Me Imzot George Frendon në Bruksel kemi pasur sot paradite disa takime të rëndësishme për sa i përket raportit të Shqipërisë me BE.
Sot në mëngjes Imzot Frendo në prani të Parlamentares Željana Zovko, të disa ambasadorëve dhe zyrtarëve të BE, shpalosi mendimin e Kishës rreth hapjes dhe negociatave dhe çfarë presin shqiptarët prej Europës.
Zonja Zovko, parlamentare europiane kroate, tha se duhet një narrativë e re që vendet anëtare të binden për Shqipërinë.
Ne u munduam të sjellim një narrativë të re, një zë ndryshe nga sa kanë dëgjuar deri tani veshët e zyrtarëve të BE, dmth vetëm nga politika.
Takimi me komisionerin e ri për zgjerimin Mr. Olivér Várhelyi ishte shumë interesant për shpjegimet teknike që ai dha rreth procesit të zgjerimit për Shqipërinë. Kriteret e këtij procesi (që do të shpalosen në ditën e nesërme) janë shumë të qarta, por kërkojnë vullnet gjithpërfshirës, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës që mbeten ende një ndër problemet tona më të mëdha.
Ne u thamë se nuk jemi këtu si politikanë, por për të sjellë zërin e njerëzve të thjeshtë dhe familjeve shqiptare, që shpesh nuk kanë zë, sepse situata e tyre nuk njihet. E pikërisht në emër të këtyre njerëzve e familjeve Europa duhet të hapë dyert e saj për Shqipërinë. E religjionet janë të gatshme me shembullin e tyre e fjalën e tyre të bëjnë më të mirën për popullin tonë.
Pasdite vazhdojnë takime të tjera me zyrtarë evropianë rreth çështjeve që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE dhe me rolin që ka Kisha apo religjionet në përgjithësi në këtë proces.
Mund të them se interesi i tyre për të dëgjuar mendimin e Kishës Katolike është shumë i madh.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s