
Përjetimi është një bashkëudhëtarë i historisë dhe për ti dhënë një përgjigje këtij fenomeni jam referuar të parëve tanë « stoistë » që konkludojnë se për njeriun është mirë dhe në interes të tij të shkruajë dhe të ligjëroje për gjërat, fenomenet dhe ngjarjet e jetuara të cilat kanë sjellur dobi ose i vlerson si të dobishme për jetën dhe përparimin e saj si dhe për hapsirat dhe shtrirjet që krijojnë në favor të lirisë së tij dhe mirqënjes së njeriut dhe më gjërë.
Pra çdo shkrim, ligjërim dhe krijim i bërë nga njeriu ka pjesë në të edhe përjetimi i tij.
Të paktën kështu i kam kuptuar unë « stoistët » që më kanë bërë të dyshoj në vërtetësinë e çdo akti dhe fakti historik të shkruar apo të ardhur si i ligjëruar për shkak të përjetimit që sjell dhe përcjell njeriu në të.
Po të shtoj këtu qëllimin dhe shtysën e një shkrimi, krijimi apo ligjërimi në një kohë apo periudhë të caktuar të historisë gjërat bëhen edhe më të ngatërruara dhe kur shtojmë edhe preferencat dhe bindjet tona atëherë nuk kemi më histori, por fiksion ose poezi.
Përveç kësaj mendoj që shqiptarët që aktualisht janë të angazhuar në shkencat shoqërore i kuptuar këtu edhe historinë si dhe ata që angazhohen në rrjetet socialee publike si tv, fb, jt, etj. i gjej ende të pashkëputur nga ideologjia majtiste, (komuniste e enveriste) ku në njërin krah sundon entuziazmi dhe emulacioni, e në krahun tjetër sundon persekucioni dhe terrori, pa harruar edhe problemin që kemi ne shqiptarët me preceptimin e (gjërave) dhe natyrën e tij që na e bën edhe më të vështirë dallimin e ndryshimit në mes të një fakti dhe faktili (fabrikimi) të çdo fushe i kuptuar edhe historinë.
Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT