
Preng Bib Doda, Princ i Mirditës, lindi në Orosh në vitin 1860, ishte djali i vetëm i Bib Dodës i njohur në Perëndim me titull Princ dhe në Lindje me titullin Pasha i cili udhëhoqi forcat e Mirditës në luftën e Krimesë që luftonin Përkrah forcave Franceze.
Preng Bib Doda që në moshë të re merret peng nga Porta e Lartë dhe kthehet në Atdhe në moshën 16 vjeqare, konkretisht në vitin 1876, merr pjesë në Lidhjen e Prizrenit dhe me 3 prill 1880 emërohet zëvendës i Hodo Pashë Sokolit për degën e Shkodrës.
Pakmë vonë Porta e Lartë e internon në Kastamuni të Azisë së Vogël më pas u vendos në Liban.
Pas revoluconin Gjonturk më vitin 1908, Preng Bib Doda kthehet në atdhe me 18 shator 1908 dhe kjo ditë u shndërrua në një festë të madhe për mbarë Mirditën dhe Shqipërinë e Veriut.
Mori pjesë dhe udhëhoqi Mirditorët në luftë kundër malazezëve, ishte zëvendëskryeministër i qeverisë së Ismail Qemalit, Ministër i Punëve Botore dhe ministër i punëve të Jashtëme në qeverinë e Turhan Pashës.
Iu priu forcave të Mirditës dhe Kosovës dhe shtypi kryengritjen e vitit 1914 të udhëhequr nga Haxhi Qamili, mori nën kontroll qytetin e Durrësit, po në mes të këtij qyteti vari në litar Haxhi Qamilin.
Më vonë i cili ndodhi në Shkodër u kap dhe u internua nga malazezët, por në janar të vitit 1916 u lirua nga ushtria astro-hungareze.
Me 25 dhjetor 1918 emërohet zëvendëskryeministër dhe me 22 mars 1919 i shoqëruar nga konsulli angles Eden i zënë pritë në Shëngjin të Lezhës duke qëlluar me armë drejt veturës, Princ Preng Bib Doda vritet bashkë me disa shoqërues të tij, ndërsa konsulli anglez plagoset rëndë.
Princi i Mirditës Preng Bib Doda ishte Nuni i Napoleon Bonapartit III të Francës dhe tre herë kandidat për fronin Mbretëtor të Shqipërisë.
Nga: Leon Molla
MEDIA INDEPENDENT