Shteti shqiptar kundër Mirditës

Princi i Mirditës Preng Bib Doda, Flamuri i Principatës së Mirditës dhe Marka Gjoni President i Republikës së Mirditës

Shteti shqiptarë tashmë më shumë se 100 vjet shtet po vazhdon të mos arrijë të bëjë dot dallimin e ndryshimit që ka si shtet me Mirditën dhe historinë e saj.
Shteti shqiptar në vetvete është një produkt interesash të Fuqive të Mëdha të Europës dhe botës e kjo vazhdon të mbetet e tillë, ndërsa Mirdita dhe historia e saj është një ide, një koncept, është shteti i Arbërit, është vazhdimi i Lidhjes së Lezhës të Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastriotit Skënderbeut, është vlëre e shtuar e historisë mijëra vjeçare shqiptare, thënë ndryshe është guri i provës për shtetin shqiptarë dhe guri filozofik e guri i cakut për botën shqiptare, ja pra në thelb ndryshimi i Mirditës me shtetin shqiptarë.
Të flasësh për Mirditën si dhe rolin e saj që ka luajtur në historinë shqiptare nuk është një ndërmarrje e lehtë dhe kjo punë nuk bëhet me takat si përshembull ngritje peshash apo tërheqje litari, apo se të jepet një mundësi për tu shprehur në televizionin shtetëror shqiptarë (TVSH) sepse na paske një diplomë historie dhe të gjesh një avokat në mbrojtje të njohurive tuaja, apo sepse paske ndërtuar në majë të një kodre një kullë të stilit Gotik dhe të duket se kulla jote është më e fortë dhe më e zonja se kullat e Gjomarkajve, princërve të Mirditës të djegura dhe të rrafshuara nga forcat partizane të luftës së dytë botërorë të drejtuara nga Mirditori Gjin Marku!
Për të qenë më konkret shikoni si reagojnë dyshja eksluzive e historisë shqiptare  »Miloxhufi » të cilët sa herë i bie fjala për shtetin e Arbërit dhe historinë e tij i bëjnë bisht Mirditës sepse ata e dinë se me historinë e Mirditës nuk bëhen lojra, ose të vërtetën ose hesht, ose shpalli luftë Mirditës dhe historisë së saj, rrugë tjetër nuk ka dhe nuk të mbetet.
Të flasësh e të shkruash për Mirditën nuk mjafton të njohësh disa data e ngjarje historike të cilat nuk janë të shoqëruara me elemente të tjera njohës që vijnë nga gjeografia, demografia, kultura, gjuha, feja (religjioni) etj. dhe esencialja, thelbësorja, substancialja apo siq e quani ju  »nukla » që unë i them bërthama në shqip është se, Mirdita kurrë në historinë e saj nuk ka luftuar asnjëherë për tu shkëputur as nga bota shqiptare dhe as nga trungu i shtetit shqiptarë, përkundrazi.
Ju historianët dhe studjuesit e mi sa ku dilni të shani dhe të bëni krahasime Marka Gjonit Kapedan i Miditës, më mirë të bëni kërkime dhe të hulumtoni se sa fise Mirditore janë shuar në luftën 500 vjeçare me osmanët në mbrojtje të lirisë, gjuhës shqipe, besimit fetarë, identitetit, dinjitetit etj. ku sa për fillim në fshatin tim të lindjes në Malaj të Kthellës, Mirditë janë shuar 4 fise, po në të gjithë Mirditën e sotme, po në Mirditën e dikurshme?!
Kurë merreni me Marka Gjonin Kapidan i Mirditës më mirë të kishit studjuar se sa përqind të popullatës së ballkanit ishin shqiptarë dhe sa përqind e popullatës së ballkanit flisnin shqip në kohën kurë Marka Gjoni ishte Kapidan? i kuptuar Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e sotme dhe Greqinë.
Të studjoni dhe të shpjegoni edhe për brezat që vijnë se përse Fuqitë e Mëdha të Europës i bënë bllokadë ekonomike Mirditës dhe Mirditorët për ti bërë ballë zisë së bukës, ata bluan edhe boqet e misrit për të mbijetuar, kurse burrat që i kapnin duke dalur nga Mirdita për të siguruar bukën e fëmijëve i varnin nëpër dardhat e egra dhe i zbrisnin prej tyre vetëm atëherë pasi kufomat kishin marrë erë (dekompozuar).
Këtë pjesë të historisë pra po ja u shpjegoj unë: Në vitin 1902 Mirditorët në Fanë të Mirditës më në krye Princin e Mirditës Preng Bib Doda (jo në Fanë të Kuksit siç shkruhet në tekstet mësimdhënëse të Francës) shpallën shtetin e pavarur shqiptarë që do të kishte brenda kufijve të tij të përfshira të gjitha viset shqiptare ku flitej gjuha shqipe.
Flamuri i pavarsisë së Shqipërisë u ngrit edhe në Kosovë nga patrioti dhe atdhetari Ded Gjo Luli, u ngrit gjithashtu dhe në Shkup.
Por shqiptarët  »patriotë » osmanë nuk ishin dakort me këtë flamurë të shpalljes së pavarsisë të shqiptarëve të ngritur prej Mirditorëve sepse ky flamurë na qenkë ngritur në oborrin e Kishës së Shën Markut në Bisakë të Fanit të Mirditës.
Atëhere miqt e shteti shqiptarë të themeluar në Mirditë, themeluan e bërën me toka dhe popullsi shqiptare Sebinë e madhe, Malin e Zi të madh, Greqinë e madhe dhe zgjeruan Bullgarinë deri në kufijt e shtetit shqiptarë të themeluar nga shpallja e pavarsisë së vitit 1902 nga Mirditorët, kurse shqiptarët otomanë me patriotizmin e tyre bërën këtë shtet që kemi sot, që është një shtet për ti qarë hallin, sepse nuk është shteti i shqiptarëve!
Ju historianë e studjues të nderuar më tregoni sa herë është sulmuar Mirdita prej shqiptarëve për shkak të përkatësisë së tyre fetare?!
Kurë dilni e më krahasoni Marka Gjonin Kapidan i Midritës me Enver Hoxhën s’ka se si mund të ndodhte ndryshe që Mirditorët të ulin kokën e të marrin udhët e emigrimit dhe Mirdita të bëhet po të shprehemi në mënyrë matematike një bashkësi boshe prej braktisjes!
Në vend të këtyre krahasimeve absurde më mirë të bëni përpjekje dhe të shpjegoni se përse shteti shqiptarë sapo filloj të marrë frymë dhe ti krenohej morri, në vitin 1921 ju vërsul Mirditës (2 vjet pas vrasjes me origjinë politike të Princit të Mirditës Preng Bib Dodës dhe një vit pas Kongresit të Lushnjes) ku edhe i hodhi Mirditorët kundër njëri-tjetrit sepse Preng Jaku, Ndrec Lufi, Ndue Mardoçi etj. që dolën kundër Republikës së Mirditës ishin Mirditorë me aq sa di unë.
Marka Gjoni vinte nga një familje Princërore e njohur nga Porta e Lartë dhe Europa, me një eksperiencë 500 vjeçare shtetformuese dhe udhëheqëse, poashtu dhe drejtues në krye të Mirditës, ai ishte i detyruar që të gjente dhe të bënte një zgjidhje për Mirditën dhe popullin e Mirditës, zgjedhja e tij ishte shpallja e Mirditës Republikë pa u shkëputur nga trungu i shtetit Shqiptarë.
Shembuj të tillë ka sa të duash në europë, por kjo nuk u intereson ti përmendin sepse shteti i shqipërisë nuk është i shqiptarëve.
Kurë erdhën komunistët në pushtet dhe shpallën republikën e tyre puna e parë që bërën ju vërsulën Mirditës dhe ju e dini mirë se Gjon Marku, i biri i Marka Gjonit për lirinë e Mirditës dhe Mirditorëve flijoi 3 djemt e tij në luftë kundër regjimit komunist që ai të mos instalohej në Mirditë dhe Shqipëri.
Regjimi komunist nuk u mjaftua me kaq dhe për të instaluar regjimin diktatorial edhe në Mirditë filloi të eleminonte dhe të poshtëronte edhe njerëzit e tij idealistë si Bardhok Bibën që e vrau dhe në të njëjtën kohë ju tregoi themeluesve të partisë komuniste shqiptare si Tuk Jakovës që ishte dhe komisari politik i brigadës së parë sulmuese dhe eprori i Mehmet Shehut e Gjin Markut që ishte përgjegjësi i luftës nacional çlirimtare se kurë vjen puna për Mirditën dhe terrorin komunist mbi Mirditën ju jeni askushi siç ishin askushi ku në krye të ushtrisë nacional çlirimtare gjatë luftës së dytë botërore çliruan Kosovën deri në Nish, por jo, për çudi ata do të injoroheshin nga një farë Enver Hoxha dhe një tjetër, një farë Josif Brozi i ashtuquajturi Tito dhe do të shpëtonin të paktën gjysmën e ushtrisë nacional çlirimtare falë talentit dhe trashigimisë së tyre Mirditore.
Që të mos zgjatëm, mohimi i aktivitetit politik dhe atdhetar që ishte edhe i ligjshëm ndërkomtarisht (sepse Mirdita ishte një shtet autonom e njohur nga Fuqitë e Mëdha që në Kongresin e Berlinit të vitit 1878) nga patriotët osmanë shqiptarë që sot i proklamojnë si heronjë dhe shpëtimtarë të atdheut e të Kombit Shqiptarë ata dhanë si produkt politik një Serbi të madhe ngritur mbi tokat shqiptare, një Kosovë që më shumë se një shekull luftoj për lirinë dhe pavarsinë e saj që u bënë shkak edhe në luftën e saj të drejtë ti vinte në ndihmë edhe NATO, bërën një shtet të madh që quhet Mali i Zi me më shumë se gjysma e tyre ishte e populluar me shqiptarë ku u themelua dhe një shtet si Maqedonia po e tillë me toka dhe popullsi shqiptarë, poashtu një Greqi të madhe prej tokave dhe popullsisë shqiptare, po shkojmë më tej, u bë një Rumani e madhe që sot është një shtet anatëre e BE-së.
Rikthimi tek Mirdita dhe historia e Mirditës është rikthimi tek vlerat dhe vërtetësia e Kombit Shqiptarë, dhe të jesh Mirditorë është krenari.
Edhe shqiptarët kudo që janë duhet të ndjehen krenarë me Mirditën dhe historinë e saj sepse Mirdita ka qenë dhe është çelësi i zgjidhjes së qështjes shqiptare dhe prosporitetit të botës shqiptare!

Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDET

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s