Shqiptari që udhëhoqi ushtrinë otomane drejt dyerve të europës

Vdekja e Abdurrahman Abdi Pasha,
Beteja Shqiptare e Budës (1686).

Abdurrahman Abdi Pasha Shqiptari, u lind në vitin 1616 dhe u vra në fushë betejë me 2 shtator të vitit 1686, ishte një politikan dhe udhëheqës ushtarak osman me prejardhje shqiptare, i cili shërbeu si guvernatori i fundit i krahinës së Budapestit.
Abdurrahman Abdi Pasha Shqiptari iu bashkua ushtrisë osmane dhe u bë aga (komandant) i jeniçerëve në 1667. Më 1673, ai u bë guvernatori i Bagdadit, në vitin 1676 ai u bë guvernator i Egjiptit dhe i Bosnjës në 1680.
Ai mori përsipër udhëheqjen ushtarake të Buda (Budapest) në 1682 dhe u bë guvernatori i Hungarisë së okupuar nga Turqia në 1684.
Më 1684 u krijua Lidhja e Shenjtë me qëllim që t’i jepte fund kërcënimit osman për Evropën duke larguar turqit nga Hungaria, të cilët ata e kishin pushtuar për 145 vjet. Me iniciativën dhe mbështetjen financiare të Papës Innocent XI, Perandori i Shenjtë Romak, Mbreti i Polonisë dhe Republika e Venecias dërguan 80,000 trupa në Budapest dhe Hungari. Ushtria përbëhej nga trupa Saksone, Bavareze, Brandenburg dhe Suedeze, morën pjesë me një numër më të vogël dhe ata të Italisë, Anglisë, Francës dhe Spanjës, poashtu dhe rreth 15,000 hungarezë. Ushtritë drejtoheshin nga Princi Charles i Lorraine, Zgjedhësi bavarez Maximilian II Emanuel, Margrave i Baden Louis ëilliam dhe Princi Eugene nga Savoy, të gjithë udhëheqës të shquar ushtarakë të kohës.
Në qershor të vitit 1686, ushtria e krishterë vendosi rrethimin e Budas. Qyteti ishte i pajisur me ushqim, ujë dhe barut, por vetëm 8000 ushtarë u ogarnizuan brenda; megjithëse Otomanët kishin premtuar 50,000 trupa por ata ende nuk kishin mbërritur.
Forcat e ndihmës së Vizier Suleimanit nuk mbërritën kurrë për të mbështetur trupat brenda Budas. Pas më shumë se 2 muaj bombardimesh dhe një seri sulmesh të pasuksesshme, qyteti ra në ditët e para të shtatorit.
3000 prej trupave të tij mbijetuan, por vetë Shqiptari Abdurrahman Pasha u vra në rreshtat e parë kur më 2 shtator trupat e perandorit të Habsburgut shkelën muret veriore që i dhanë fund 145 viteve të okupimit turk të Buda.
Një përmendore për komandantin e ndjerë, vezirin e fundit të Budas, qëndron në bastionin Anjou të kështjellës Buda, në gjysmë të rrugës midis Muzeut të Historisë Ushtarake dhe kapuçit Bécsi (Porta e Vjenës). Memoriali u ngrit në vitin 1932 nga pasardhësit e György Szabó, i cili ishte një ushtar hungarez i ushtrisë çlirimtare dhe gjithashtu ra në këtë vend më 2 shtator.
Mbishkrimi, në Hungarisht dhe Turqisht, thotë: « Guvernatori i fundit 145 vite, okupimi i gjatë turk në Buda, Abdurrahman Abdi Pasha Shqiptari ra në këtë vend më 2 shtator 1686, kur ai ishte 70 vjeç. Ai ishte një armik heroik, mund të prehet në paqe ».

Nga: Leon Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s