Fati që shpëtoj shkrimtarin Ismail Kadare nga një atentat me eksploziv

Top Story në dokumentarin e datës 21 janar 2020 ka publikuar historinë e vrasjeve që janë kryer mes bandave të Lushnjes të cilën për herë të parë publikon dhe rastin që me 13 gusht 2005 shkrimtari i njohur Ismail Kadare shpëton nga një atentat me eksploziv i cili ky eksploziv i ishte vënë makinës së ish drejtorit të policisë Xhavit Shala.

Top Story: Në gusht të vitit 2005 Shalës i vendosin tritol në makinë.
Ishte data 13 kur Xhaviti merr mjetin tip benz që parkonte përballë pallatit, ai kishte destinacion Elbasanin ku ndodheshin bashkëshortja dhe fëmijët
Tek Shkëmbi i Kavajës Shala bën një ndalesë dhe konsumon një kafe me ish ministrin Spartak Poçi.
Spartak Poçi: Atje kemi qenë atë ditë dhe unë e mora vesh disa minuta më vonë ngjarjen që ndodhi.
Top Story: Ish drejtori i policisë bën një tjetër ndalesë në zonë ku takohet me disa kushurinj nga Kosova, ai merr një telefonatë nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare i cili e fton për një kafe për në banesëne tij tek Mali i Robit, më pas ai i drejtohet banesës ku qëndronte shkrimtari Kadare.
Top Story ka siguruar këtë foto të kohës që i përket pikërisht takimit të asaj dite.
Shumë pranë tyre ishte edhe mjeti me lëndë plasëse që nuk aktivizohet, këto detaje që flasin për rrezikun që iu kanos shkrimtarit të madh shqiptar dalin në dritë për herë të parë në këtë dokumentar.
Duke se qëllimi i atentatorëve ishte një hakmarrje e egër, ata e dinin se Shala po shkonte tek familja e tij.
Komisari ndalon në një servis në Elbasan, pasi mjeti kishte një defekt, punëtori i servisit, një djalë vetëm 17 vjeç nxjerr pakon e mbështjellur me natriban ku ishte lidhur një celularë, në atë moment me instiktin e një polici Shala merr pakon dhe e hedh diku larg me shpejtësi.
Aty mbërrinë forcat xheniere që çaktivizojnë tritolin, pas këtij atentati Shala nuk i kishte besim as truprojave të shtetit, ai organizon largimin e bashkëshortes dhe fëmijëve në mënyrë të fshehtë jashtë vendit.

Nga: Top Story
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s