Fahri Xharra: Ja kush ishin Parrhasianët që ndërtuan Parisin e Francës

E mora për shtjellim edhe këtë temë për të treguar që para “lindjes” së Romës, kishte civilizim pellazg në të gjithë Europën dhe më gjerë, dhe se romakët duke dashur që historikisht të mbesin në kujtesë i mohuan disa mijëra vjet histori të parardhësve të tyre.
Sipas “Enciklopedisë Britanike” dhe shumë të tjerave që citohen në fund të këtij shkrimi: “Evidenca e herëshme shënon që Parisi ishte vend banim që nga viti 7600 BC. Rreth shekullit III BC. Qyteti i ndëruar mbi “Île de la Cité” u ngrit si venbanim modern i banuar nga galët, nga fisi gal i “quajtur Parissi”. Por, emri i parë i njohur ishte Lutetia (latinisht: “Qytet mbi ujor”).
Kur romakët erdhën këndej pari e gjetën Parisin, qytet të organizuar shumë mirë bile që i shtypte edhe monedhat e tija të arta. Julius Caesar ( Jul Çejzari – shqip) shkuante, që banorët e asaj kohe e kishin djegur qytetin për mos të rënë në duar të romakëve. Kështu Lutecia në shekullin e parë AD, u ndërtua dhe u rrit si qytet romak.
Si do ta shohim në vazhdim që historia e Romës dhe e Perandorisë Romake pjesërisht ishte edhe fiksion, e kemi edhe variantin tjetër të shpjegimit që përputhet pak a shumë me disa shkrime ku flitet për lashtësinë e origjinës së këtij qyteti “Origjina e e Parisit” kelt rrjedh fisi pellazg Parrhasian, popull i Arkadias. Poeti italian i shekullit XV, John Baptist Mantuanus shkruante që Parrhasianёt, të udhëhequar nga Herkuli, nga një cep i Arkadias erdhën në Francë (mos harroni se atëherë s’kishte Francë), ku u ndalёn dhe e ndёrtuan qytetin me emrin e fisit të tyre.
Qyteti i Parrhasias është përmendur edhe nga Homeri, i cili shkruante që se qyteti ishte ndërtuar nga Lycaonet ose Pellazgët. Pellazgu ishte martuar me Libean, tё bijën e Oceanusit. Sipas Ovidit, i biri i tyre ishte mbreti i Arkadias. Lycaoni ishte babai i Titanit, dhe Orchomenusdi, biri i tё cilit ishte Minyasi i famshёm, stërgjyshi i Argonautëve Mbreti Lycaon lidhet me qytetin e vjetër të Kretës tё quajtur Lycastus, banorёt e të cilit e pёrcollёn Idomeneusin në Luftёn e Trojёs. Fёmijët e Idomeneusit, Homeri i quante mbretërorё dhe luftënxitёs “IDOMEN”, qё kishin sot me u njohtë si Ideanët, fis i Judah-ut.
Pausania, udhëtari i dhe gjeografi i shekullit të dytë të AD thoshte: “Për vendin e shenjtё të Mitrёs se ishte Mali Lycaeus, të cilin edhe ata e quanin Olymp, ndryshe nga Arkadiasit që e quanin “Majё e Shenjtё”. Ata thoshin se Zeusi jetonte aty. Aty ishte vendi i quajtur Cretea, pra nё Arkadius; është në të majtё të zabelit të Parrhasianit Apollo, Arkadiasit që Kreta ishte aty, sipas legjendёs së kretasve vendi ku u rrit Zeusi.
Ky ishte ishulli ku lindi Mbreti i Perëndive, Zeusi (për romakët Jupiteri ) dhe u fsheh nga nëna e tij në shpellë të Malit Ida. Nëna e tij quhej Rhea ose Cybella, larg nga babai i tij Kronosi (Saturni romak) Cybella njihet edhe si “Nëna e madhe e Maleve”, bile edhe Virgjili në Eneidën e tij e përmendë Cybelle-n, ku thotë Eneu i kishte anijet me shenja të saj. Cybella njihet edhe si Nëna e Madhe (Magna Mater për romakët).
Eshtë e njohur që në ishullin e Kretёs adhurohej perёndesha e quajtur edhe perёndesha gjarpёr. Nё ishullin Knossos, Sir Artur Evansi e kishte gjetur statujëzën ( 25 cm të madhe ) të “perёndeshёs gjarpër”, e cila mban gjarpërinjtё në duar. Kjo, e quajtura perëndesha-gjarpër më vonë u bë e njohur me emrin Isisa, e adhuruar nga Parrhasianët, të cilët migruan nga Kreta në vendin e quajtur më vonë Parisi.
Statujëza është përafërsisht nga viti 1600 BC.
Besohet që kretasit e dërguan perendeshën edhe në Egjypt, e cila më vonë u njoh si Isisa dhe jo e kundërta. Parisi kelt, sigurisht u ndikua nga pellazgët dhe mitologjia e tyre nëpërmjet Helenёs, gruas së Menelaut, mbretit të Spartës, e cila u bë edhe “shkaktare” e luftёs së Trojёs.
Pra, keltёt nuk e ndёrtuan Parisin, por migruesit nga Kreta. Parrhasianët!!!
Pse romakët e përmendin Parisin vetëm atëherë kur u dogj nga vetë keltёt, kur filloi pushtimi tyre nga Roma nё shekullim e parë AD. Pse historia e shkruar romake nuk i përmend kurrë të parët e tyre pellazgët?

(fragment nga libri “Roma fliste Shqip” faqe 266 , Referencat i gjeni në libër)

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s